Milano mbledh më të mirët e
arteve figurative shqiptare
Më datë 4 dhjetor 2012 ora 18.00 Fondacioni Kodra në Milano prezanton ekspozitën kolektive “Io Cerco l’Orizonte Lontano” (Unë kërkoj horizontin larg), e kuruar nga Fani Zguro, në të cilën marrin pjesë artistët Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjoka, Adrian Paci, Anri Sala, Dalip Kryeziu dhe Eltjon Valle.
MILANO - Më datë 4 dhjetor 2012 ora 18.00 Fondacioni Kodra në Milano prezanton ekspozitën kolektive “Io Cerco l’Orizonte Lontano” (Unë kërkoj horizontin larg), e kuruar nga Fani Zguro, në të cilën marrin pjesë artistët Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjoka, Adrian Paci, Anri Sala, Dalip Kryeziu dhe Eltjon Valle. Kjo ekspozitë kolektive konsiston në prezantime mediumesh të ndryshme si pikturë, skulpturë, fotografi dhe video art.
Për publikun milanez Fondacioni Kodra çel hapësirat e veta, jo vetëm për të mundësuar një panoramë të artit bashkëkohor shqiptar, por edhe për t’i ofruar mundësinë këtij publiku të njihet më së miri me modalitetin dhe veprën e artistit tashmë legjendar Ibrahim Kodra.
Titulli i ekspozitës “Io Cerco l’Orizonte Lontano” marrë prej njërës nga veprat e Ibrahim Kodrës, kërkon të ilustrojë atmosferën e kësaj ekspozite, sepse artistët pjesëmarrës e kanë bërë moto të vetën këtë titull në art dhe në jetë.
Duke bërë një seleksionim jo të rastësishëm në këtë ekspozitë prezantohen artistë shqiptarë të cilët kanë ditur të triumfojnë në sistemin hermetik të artit.
Artistë këta aspak sedentarë, por në një kontekst të mirëfilltë ndërkombëtar. Në këtë ekspozitë ata bashkëngjisin emrat e tyre titanë në shtëpinë e një legjende që i mirëpret.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë muajit Dhjetor.
(Ibrahim Kodra, Entrata nel paradiso, 50x40cm, olio su tela, 2003)* President i Fondacionin Ibrahim Kodra
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.5%
-
Jo
75%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50700
Lajme të tjera
-
Futbollistët e Premier League të fiksuar pas 'Snus'! Produkti misterioz i ndaluar në Europë
31 Mars, 15:01
-
Rama inspekton kantierin e parë fotovolkaik ‘Blue 1’ në Seman: Do e kthejë Shqipërinë në vend eksportues në sektorin e energjisë
31 Mars, 14:55
-
'Vlora Marina', projekti tërheq studentët e inxhinierisë të Universitetit Polis
31 Mars, 14:51
-
12 hetues të BKH përgjuan natë e ditë 2177 telefona gjatë 2022-shit, zero dekonspirim! ‘Ranë në rrjetë’ 160 persona, zbërthehen 313 celularë
31 Mars, 14:50
-
“Ky është një persekutim politik" , Trump reagon për akuzat penale të ngrutura ndaj tij
31 Mars, 14:46
-
Pas një viti heshtje, Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm: Jam e pafajshme
31 Mars, 14:45
-
Frrok Çupi: Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave
31 Mars, 14:44
-
Zgjedhjet e vendore, kreu i ‘Nismës Thurje’: Kandidojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë! Kryetari është administrator, t’i rikthejmë parlamentit dinjitetin që meriton
31 Mars, 14:34
-
Barcelona largohet nga 'Camp Nou', kush është stadiumi i ri i katalanasve
31 Mars, 14:34
-
Lefter Alla në burg dhe i shkarkuar nga Rama, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh drejtuesin provizor të bashkisë
31 Mars, 14:30
-
Ja kush është prokurori guximtar që nisi hetimin ndaj ish-presidentit Trump
31 Mars, 14:28
-
Po ikte nga Shqipëria, vihet në pranga në Rinas 'Kep Rapi', i forti i Durrësit! I dënuar me 7 vite burg në Itali
31 Mars, 14:21