MILANO, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Italia shpreson të privatizojë në vitin 2015 kompanitë "Poste Italiane", "Enav" (kontrolli ajror) dhe FS (hekurudhat) pas një viti 2014 të shënuar nga një treg jo i favorshëm, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Pier Carlo Padoan.
"Ne kemi tre mundësi në vitin 2015, 'Poste Italiane', 'Enav' dhe FS", deklaroi ministri në një intervistë për të përditshmen "Il Messaggero".
"Qeveria shpreson që të përfitojë rreth 10 miliardë euro, duke konfirmuar kështu një objektiv të mëparshëm", tha ai.
Për më tepër, qeveria synon të shesë edhe një pjesë të prodhuesit të energjisë "Enel", por në të kundërt nuk ka synime të reduktojë pjesën e saj tek gjiganti i naftës "Eni", sipas Padoan-it.
Në vjeshtën e vitit 2013, qeveria e mëparshme italiane, e drejtuar nga Enrico Letta, kishte vendosur të ndërmerrte një program privatizimesh me synim arritjen e një shume prej 12 miliardë eurosh me qëllim zbutjen e financave publike të vendit, të dëmtuara nga një borxh kolosal./
/G.S/ a.jor.