Miley Cyrus shtrohet në spital,
anulon koncertin e radhës

Miley Cyrus shtrohet në spital,<br />anulon koncertin e radhës
Miley Cyrus është shtruar në spital pas një reaksioni të rëndë alergjik ndaj antibiotikëve, duke bërë që të anulojë koncertin e radhës në qytetin e Kansas, i parashikuar për tu mbajtur mbrëmjen e djeshme.

21 vjeçarja postoi një foto në Twitter ndërkohë që ndodhej në spital dhe ka kërkuar ndjesë për këtë ndodhi.

“Më vjen shumë keq. Do të doja të performoja për ju po aq sa e dëshironi dhe ju këtë gjë. Ndihem shumë keq që ndodhem këtu sonte”, ka shkruar ajo në Twitter.

miley cyrus

Më vonë ajo ka treguar se është në një kujdes të mirë dhe të vazhdueshëm nga mjekët.

Miley ka deklaruar edhe më herët, rreth një muaj më parë gjatë një koncerti në Michigan se nuk ndihej dhe aq mire me shëndet.

Si duket trupi i saj nuk ka rezistuar më duke bërë që të humbë imunitetin.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit