Miliardieri australian jep 500 milionë dollarë për rindërtimin e Ukrainës

Miliardieri australian jep 500 milionë dollarë për rindërtimin e Ukrainës

1668679015_Andrew.PNG

Miliarderi australian i minierave, Andrew Forrest, ka njoftuar një donacion prej 500 milionë dollarësh, i cili është pjesë e një fondi investimi ndërkombëtar prej 25 miliardë dollarësh, i krijuar për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, raporton BBC.

Iniciativa do të fokusohet në ndërtimin e projekteve të infrastrukturës në energji dhe komunikim, duke përfshirë një rrjet energjie të gjelbër.

Zelensky falenderoi miliardierin dhe investimin duke thënë se kjo do të ndihmonte Ukrainën të bëhet ekonomia me rritjen më të shpejtë në Europë.

“Andrew dhe unë kemi rënë dakord se do të mbështetemi tek teknologjia më e fundit për rindërtimin e Ukrainës”, tha Zelensky.

Që nga fillimi i punës për fondin e investimeve në fillim të marsit, Forrest tha se kishte diskutuar planin me një numër liderësh botërorë, duke përfshirë Presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin e atëhershëm të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike