Miliona euro të bankave të grabitura në 10 vitet e fundit, ja vjedhjet më të bujshme në Shqipëri

Miliona euro të bankave të grabitura në 10 vitet e fundit, ja vjedhjet më të bujshme në Shqipëri

Pamje nga vendi i ngjarjes, grabitjes diten e sotme ne Rinas

Në vitet e fundit kanë ndodhur disa grabitje të blindave me miliona euro të bankave të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit, brenda në aeroport, por edhe në vende të tjera. Ditën e sotme u shënua grabitja e radhës, ku autorët morën rreth 10 milionë euro, ndërsa një prej grabitësve mbeti i vdekur në vend nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

Historiku i grabitjeve të bankave në Shqipëri
Në datë 1 gusht 2008 u grabitën 30 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Persona të armatosur hynë në ambientet e brendshme të bankës dhe kryen grabitjen në kërcënimin e armëve.

Në 22 nëntor 2008 u grabit një bankë e nivelit të dytë në tek rruga “Bardhyl”. Autorët morën 500 mijë lekë të rinj.

Në 13 shkurt 2015, tre persona të armatosur grabitën 2.5 mln euro nga një bankë e nivelit të dytë, te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.

Në 2 dhjetor 2015 u grabitën 3 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë. Autorët i bënë pritë policisë private dhe zbrazën blindat me para afër aeroportit.

Në 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza” u grabitën 990 mijë euro. Autorët çanë rrethimin e aeroportit dhe hynë brenda territorit të tij me një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe. 

Në datë 09.02.2017 u grabitën 2 400 000 (dy milion e katërqind mijë) Euro, 200 000 Dollarë amerikanë, 260 000 Paund britanik, 85 000 Franga zviceranë, 30 000 Dollarë australianë dhe 30 000 Dollarë kanadezë, e paketuar në tetë thasë kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.

Sot në datë 9 mars 2019 u grabitën 2 mln euro në aeroportin e Rinasit.  

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin