Milionat e shpërndara nga FIFA për Botërorin “Rusi 2018” kalonin çdo herë kompeticion tjetër të zhvilluar më parë nga institucioni më i lartë i futbollit. Këtë herë u shpërndanë 670 milionë euro për të gjitha skuadrat, një shifër shumë më e lartë nga ajo e katër viteve më parë. Diferenca mes kampionëve të Francës dhe Kroacisë të vendit të dytë është 10 milionë euro.
Një buxhet që mund të ndihmojë shumë dy federatat për projektet e tyre (sidomos atë kroate). Franca do të rikthehet në shtëpi me 32.3 milionë euro (38 milionë dollarë), ndërsa skuadra nënkampione e Kroacisë do të përfitojë 10 milionë euro më pak. Kroatët do të përfitojnë 28 milionë euro, ose 33.8 milionë dollarë.
Ndërkohë, ditën e djeshme është mësuar skuadra e tretë më e mirë e turneut, që është Belgjika. Ekipi i Martinezit përfitoi 20 milionë euro nga triumfi kundër Anglisë. Ekipet që janë eliminuar në fazën e parë u rikthyen në shtëpi me 7 milionë euro.