Futbollistët kampion bote të Argjentinës nuk do mund të festojmë në sheshin kryesor të Buenos Airos. Lajmi i hidhur për tifozët dhe futbollistët është dhënë nga presidenti i Federatës së Argjentinës, pasi policia e ka njoftuar se është e pamundur të acancojnë në qendër të sheshit kryesor ku është edhe statuja e Obeliskut.
Autobusi ka ngecur pasi miliona tifozë kanë mbllokuar jo vetëm sheshin, por edhe autostradën, duke qenë se të gjithë duan të përshëndesin kampionët e botës.
Sipas policisë rreth 5 milionë argjentinas kanë dalë jë rrugë për të pritur kombëtaren, ndërsa shumë prej tyre kanë zënë vend që nga mëngjesi.
“Nuk na lejojnë që të mbërrijmë të përshëndetim të gjithë njerëzit që janë te Obelisku, të njëjtat organizata të sigurisë që na shoqëronin, tani nuk na lejojnë të avancojmë. Ju kërkoj ndjesë edhe në emër të të gjithë lojtarëve kampionë. Keqardhje”, shkruante Tapia, presidenti i federatës argjentinase të futbollit.
Megjithatë sipas të gjitha gjasave festa do vazhdojë me helikopter. Disa prej tyre po ngrihen tani me futbollistet ne bord.