120 milionë euro dhe kontratë 2 vjeçare nga Arabia Saudite për Jose Mourinhon. Gazzetta dello Sport bën me dije se trajneri portugez i Romës ka marrë një ofertë të re nga Arabia, teksa do përfitojë 60 milionë euro në sezon.
Bëhet fjalë për të drejtuar kombëtaren e Arabisë Saudite në futboll ose një nga klubet elitare në vend, atë të Al Nassr ku luan edhe Cristiano Ronaldo apo Al Hilal.
Kujtojmë se Jose Mourinho ka kontratë me Romën edhe për një sezon, teksa ka punuar ne Cristiano Ronaldon te Real Madrid mes viteve 2010 dhe 2013.
Media italiane shkruan se Mourinho tashmë është takuar me stafin e tij duke hasur në mendime të ndryshme. "Special One" dëshiron të qëndrojë në Romë dhe është në pritje të një takimi me Ryan Friedkin përpara se të marrë vendimin finale për të ardhmen.