Milionat nga Greqia për portalet shqiptare, Idrizi: Jemi në emergjencë Kombëtare, Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet i kërkon Prokurorisë të zbulojë portalet, gazetarët dhe OJF-të që kanë përfituar miliona euro ndër vite nga Greqia. Në një deklaratë për mediat, Idrizi i bëri thirrje edhe presidentit të Republikës, Ilir Metë që të mbledhë me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Idrizi deklaroi se roli i Greqisë përmes financimit të portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri ka pasur për qëllim të shuajë çështjen Çame dhe manipuluar marrëveshjen e Detit. 

Sot Athina i ka duart plot në politikën shqiptare. Kur kemi folur për idiotët e dobishëm të Athinës e kishim fjalën për ata që janë bërë vasalë të Athinës. Sa herë Athina ka ndërhyrë në çështjet e brendshmet të politikës shqiptare dhe asnjëherë këta nuk kanë reaguar. Greqia ka financuar portale dhe gazetarë për të zhdukur çështjen Çame dhe manipuluar marrëveshjen e Detit mes dy vendeve.

Na thonë se është humane të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri. Po për një varrezë për mijëra shqiptarët e Çamërisë nuk është humane? Kur ne denonconim në Parlament çdo aktivitet antikushtetues të vorioepirit në mes të Shqipërisë, asnjë nuk flet dhe asnjë nuk vepron. Sot një pjesë e politikës hesht, një pjeës e medias hesht sepse janë të bvlerë. I kërkojmë president të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të vendosë në lëvizje agjencitë ligjzbatuese dhe të ndëshkohen ata që kanë marrë para, vetëm në një muaj kanë marrë mbi 1 milionë euro. Prokuroria të hetojë cilat janë portalet, gaztat, gazetarët, OJQ-të që janë financuar nga ministria e jashtme dhe e mbrojtjes greke. 

Çfarë po bën Prokuroria shqiptare, kur pala greke ka nisur hetimet për këtë çështje. Çfarë bën Kryeministri i cili hesht për këtë çështje. Ftojmë ministrin Bushati të vazhdojë të përshëndesë bashkëpunimin e turpshëm me homologun Kotzias, për përdorimin e fondeve të zeza në Shqipëri.

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU

Një ditë më parë mediat greke zbuluan një skandal të përmasave diplomatike. Ministria e Jashtme greke kishte paguar vetëm për muajin tetor 1 milion euro për portalet dhe gazetarët në Shqipëri, për të mbajtur gjallë propagandën greke në vendin tonë. Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është shprehur se "fondi sekret" shkon për interesa të Greqisë jashtë kufijve. Në total fondet greke për portalet dhe gazetarët në Shqipëri mësohet se arrijnë në 45 milionë euro, ndërsa mbetet ende mister se kush i ka përfituar dhe kush ka qenë në vijën e parë të propagandës greke në vendin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 20/10/2018 12:34

    Misteret i beni vet ju. Ju jeni te gjithe agjent. Ca grek e ca serb e ca turq. Ju do varur te gjithe na politika der te media qe esh pacavure dhe anti kombetare. Edi Rama po ka gjen mente mire te gjithe ketyre viteve esh qe kanthen fjalen me me vend per kazanin mediatik. Jo se esh me i mire Rama

    Përgjigju
  • Arbër: 20/10/2018 11:48

    Kazani mediatik që Edi Rama u thoshte tërë kohën por ju talleshin në të njëjtën kohë! E kur greku e thotë ju tani i besoni, si është e mundur pra...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë