Militantët e PD financuan
me 50.9 milionë 8 majin

Militantët e PD financuan<br />me 50.9 milionë 8 majin
TIRANE - Militantët kanë qënë financuesit e vegjël të PD për fushatën elektorale të 8 majit të vitit të kaluar, të cilët kanë hedhur në "arkën" e partisë jo pak por 50.9 milionë lekë të reja. Teksa i shikohet lista prej 712 financuesve, të cilët kanë kontribuar modestisht për fushatën e demokratëve në zgjedhjet vendore në të gjithë vendit, vihet re se shuma tavan ka qënë 100 mijë lekë, ndërkohë që "dyshemeja" ka qënë 9 mijë lekë, shuma këto të cilat nuk janë kursyer, duke pasur parasysh se kanë pasur një shpërndarje thuajse të drejtë në të gjithë vendin. Ende mbetet i pashpjegueshëm fakti se përse KQZ kërkoi
listën e donatorëve që përbajnë shumën nën 100 mijë lekë, pasi ligji nuk e kërkon një gjë të tillë. Duke qenë se ligji mbron anonimatin e dhuruesit deri në 100 mije lekë dhe detyron bërjen publike të donatorëve mbi këtë shumë, disa nga personat në listë duket se kanë ndarë shumën që kanë dashur të kalojnë në arkën e PD, ku rezultojnë sipas listës sponsorë të fushatës çifti burrë e grua, vëllezërit apo pjestarë të fisit dhe te miqësisë sipas kandidatëve përkatës. Një skemë kjo vetëm e vetëm për të evituar bërjen publike të sponsorimit në fushatën zgjedhore, pasi ligji nuk e lejonte një gjë të tillë dhe të gjitha listat duhej të mbeteshin të kyçura në zyrat e partisë. Shumat janë hedhur dhe administruar kryesisht përmes arkës së partisë, një pjesë në atë të selisë qendrore dhe pjesa tjetër në degët e PDsë. Bien në sy në këtë listë shumë emra biznesmenësh apo firmash e kompanish të ndryshme, kryesisht në Kavajë një biznesmen, në Tropojë po biznesmen dhe në qarkun e Gjirokastrës janë të gjitha firma dhe asnjë individ që ka hedhur 100 mijë lekë e më poshtë për fushatën zgjedhore të 8 majit. Në listat e financuesve nëpër qarqe bien në sy emrat edhe të vetë deputetëve të PD, ku në Durrës është emri i deputetit Osman Metalla, në qarkun Shkodrës, Astrit Bushati, Ramiz Çoba, Gjok Uldedaj, Arenca Trashani dhe Ndue Paluca dhe në atë
të Korçës emrat e dy deputetëve tëPD, Ledina Aliolli dhe Gjergji Papa. Ndërkohë që donatorët kryesorë për shumat nën 100 mijë lekë në zgjedhjet e 8 majit kanë qënë në masën 80 përqind militantët e PD, të cilët kanë hedhur në arkën e partisë shuma modeste për fitoren e kandidatëve të tyre në njësitë vendore. Por financues të kësaj kategorie kanë qënë dhe të afërmit e kandidatëve për komunat dhe bashkitë dhe kjo vihet re fare lehtë teksa sheh mbiemrat e kontribuesve. Njëherësh kanë financuar dhe ish-drejtues vendorë, si në Shkodër, ish-kreu i bashkisë dhe ai i qarkut, në Kurbin kandidati për kryetar dhe të afërmit e tij, në Kavajë kandidati për kryetar bashkie, po kështu në qytetin e Vlorës, në Fushë-Arrës, në Durrës ish-prefekti, të gjithë nga 100 mijë lekë. Ndërkohë që financime nga militantët kanë ardhur që nga Irlanda e largët, si dhe emigrantë, një fenomen në të gjitha qarqet, ku në pamundësi për të ardhur dhe bërë fushatë për ata që mbështesin, kanë dërguar "zarfet" me para për t'i mbështetur financiarisht. Në përfundim, demokratët përmes këtij financimi stil "Obama" kanë mundur të sigurojnë nga të gjitha burimet plot 183.2 milionë lekë të reja, ndërsa kanë shpenzuar 182.5 milionë lekë të reja, pra duke kursyer një shumë prej 1 milionë lekësh. Kështu PD është forca politike që ka shpenzuar më shumë fonde financiare se çdo parti tjetër për zgjedhjet e 8 majit, ku vendin kryesor e kanë zënë të ardhurat nga vetë burimet e partisë që arrijnë në shifrën e 99 milionë lekëve. Pas tyrevijnë të ardhurat nga donatorët që kapin shifrën prej 50.9 milionë lekësh, ndërsa 30.9 milionë lekë janë përfituar nga buxheti i shtetit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar