Milo: Nëse dështon reforma, do
krijojmë pol brenda së majtës

Milo: Nëse dështon reforma, do<br />krijojmë pol brenda së majtës
Në një intervistë për Tv A1 Report,  Paskal Milo, kreu i PDS duke komentuar situatën politike në Shqipëri ka pohuar se nëse opozita "nuk do të kënaq" kërkesat e partive të vogla, mund të krijohet një pol i majtë brenda të majtës.

Reforma Zgjedhore edhe pas rimandatimit nuk po bën hapa konkrete për të përfunduar sa më shpejt. Si e shihni?
Unë ngjyren e flamurit të partisë nuk e kam rozë dhe nuk dua ta shoh, e kam ngjyrë jeshile. Pra ka të bëjë me optimizëm, por edhe në këtë rast nuk dua të jem optimist sepse nuk ka vend për optimizëm pavarësisht që për fat të keq ndodhemi në një mjedis politik ku nga njëra anë mazoranca dëshiron ta bëjë optimiste sikur s'ka problem, por në fakt ka shumë probleme, mbi të gjitha ka probleme politike, nga gjenerojnë pastaj është çështje tjetër. Edhe për Reformën ka mungesë të theksuar të vullnetit politik për ta çuar deri në fund. Koha ka qenë e mjaftueshme por s'ka vullnet. Është shtyrë puna e komisionit disa herë sepse mazhoranca dëshiron të ruajë disa privilegje të cilat i fitoi padrejtesisht kur u hartua kodi aktual zgjedhor në 2008. Siç është çështja e kompozimit të KQZ. Ai kryetari i KQZ-se e ka bërë baltë, ka dëshmitar se është i njëanshëm. Me atë s'ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zgjedhjet e 2013. Duket se në mënyre indirekte kanë nisur fushatat. Si i shihni zgjedhjet e ardhshme me këtë problematikë.
Është e vërtetë që kemi hyrë në vitin elektoral. Qershor për qeshor ndaj të gjitha partitë kanë filluar të mendojne si do organizohen për të përballuar sfidën e ardhshme, e cila do jetë shumë e rëndësishme. Zgjedhjet parlamentare janë të rëndësishme për shkak të zgjedhjeve të pushtetit qendror, por në këtë rast kemi të bëjmë me një palë zgjedhje që do rikonfigurojnë jetën politike shqiptare. Patjetër që do kemi fitoren e opozitës, por puna është si do arrijme deri tek fitorja?

Si do jenë aleancat?
Po si do jenë ato, të cilat duken ende të pakonturuara të paqarta, të brishta. Sepse nuk kemi një kod zgjedhor, kur të përfundoj ai, do të thuhet fjala e fundit, do të futemi në trasenë e përcaktimi të koalicioneve. Ne dihet që kemi kërkuar me këmbëngulje për korrektimin e sistemit që ka të bëjë me koalicionet e ardhme, sepse nëse do ketë një të tille partitë tona do shkojnë pa ndrojte në koalicion me PS.

Po nëse kjo nuk ndodh?
Atëhere partitë do fillojnë të mendojnë ndryshe.

PDS e ka një plan rezervë?
Po e ka një plan B.

Cili është?
Eshte shpejt për t'u thënë akoma në terma konkrete.

A do të afroheni me zotit Nano, nëse ai vërtetë do të ketë një vendim kohërent në politikë ?
Është thjesht një lëvizje që se dime ku do shkojë, dhe si deri ku do shkojë, por ndoshta z. Nano do vi tek ne, ose tek të tjerët. Nëse nuk do të ketë një korrektim të sistemit aktual proporcional rajonal kombëtare, plani ynë B është krjimi i një poli të ri të qendrës së majtë, kur janë të mirëpritur të gjitha ata që do ta ndjenin vehten komod në një portë të tillë të qendrës së majtë, që bëhet për shkak të rrethanave që kërkon kodi dhe jo për shkak të kundërshtive politike.

A do të ishte ky një kërcënim për partitë e mëdha në mënyrë që të bëjnë mirë atë që duhet të bëjnë në fakt me komisionin e Reformës Zgjedhore?
Nuk është kërcënim, por ne s'kemi rrugë tjetër. Do të jetë përgjegjësia e tyre nëse nuk arrihet kjo. Janë krijuar edhe faktorë të rinj politik. Dhe nëse ka grupime të ndryshme jashtë koalicionit bie vlera e ligjit që ata vetë kanë vënë. Po nëse ne i ikim PS-së, me kë do mbetet PS? Pra nuk ka sens. Ndaj duhet ta shohin me seriozitet.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar