TIRANE - Partia Demokracia Sociale ka reaguar për Reformën Zgjedhore. Kreu i saj, Paskal Milo ka deklaruar se partitë e vogla janë gati të shkojnë në komisionin e reformës, ashtu siç u është premtuar.
Kreu i PDS është ndaluar edhe në kërkesën e partive të vogla për reformën zgjedhore, ku i ka bërë thirrje partive të mëdha që të miratojnë kërkesat e partive të vogla për korrektimin e votës.
“Ne jemi gati të shkojmë në komisionin e reformës ashtu si na është premtuar. Partia Demokratike përpiqet të fshehë të vërtetën për kodin e zgjedhor. Të hënën duhet të miratohet kërkesa jonë. Ne nuk pranojmë asnjë imponim për reformën zgjedhore”, ka theksuar ai.
Në mbledhjen e djeshme, Komisioni i Reformës Zgjedhore ka rënë parimisht dakort për tre çështje administrative, pa marrë në shqyrtim çështjet e nxehta. Ditën e djeshme u kaluan kapitujt, që janë të lidhur me administrimin e zgjedhjeve, KQZ dhe ai i ankimit administrativ e gjyqësor.
(b.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com