SHKODËR – "A1Report!" sjell emrat dhe fotot e 4 prej 7 prej të arrestuarve nga Policia e Shtetit mesditën e djeshme në Milot të Shkodrës, si furnitorë lëndësh narkotike. Burime nga Policia thanë për “A1Report” se të arrestuarve  u janë sekuestruar gjatë një operacioni “blic”, 30 kg lëndë narkotike, që ishin duke e transportuar me dy makina, një Benz dhe një Volkswagen (në foto)
 

Katër nga të arrestuarit janë: Gjok e Ardit Kalthi,  Agustin Marku e Tonin Ruci.

Bashkë me lëndën narkotike, atyre u janë sekuestruar edhe dy makinat, me të cilat e transportonin. Operacioni i Policisë së Shtetit kundër trafikantëve të drogës është ende në vazhdim dhe priten zhvillime.

te arestuarit, milot
(Katër prej shtatë trafikantëve të drogës, të arrestuar sot)

droge milot
(Njera prej makinave të ndaluara, me të cilën transportohej lënda narkotike)
droge milot
(Makina e dytë e ndaluar, që i është sekuestruar trafikantëve)

droge milot
(Droga e futur në bagazhin e njërës prej makinave)

Lajm në përditësim që nga ora 15:00
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)