Mimoza Cika Kelmendi: Reziku i rrjeteve sociale tek të rinjtë, një poblem global

Mimoza Cika Kelmendi: Reziku i rrjeteve sociale tek të rinjtë, një poblem global

Foto ilustruese

Më shumë se gjysma e njerëzimit, sipas vlerësimeve, përdorin rrjetet sociale – midis katër e gjysmë dhe pesë miliardë njerëz. Rrjetet sociale kanë hyrë në pothuajse të gjitha fushat e jetës. Veçanërisht fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë i përdorin këto platforma në mënyrë intensive. Çfarë do të thotë kjo për të rinjtë është një temë e diskutueshme për të cilën kërkimet shkencore ende kanë shumë pyetje të hapura. Megjithatë, pyetjes se çfarë ndikimi ka përdorimi i platformave të mediave sociale në psikologjinë dhe sjelljen e të rinjve nuk mund ti përgjigjesh në mënyrë të përgjithshme. Sepse, siç ndodh shpesh, nuk ka vetëm bardhë dhe zi, por edhe shumë nuanca gri.

Për më tepër, të dhënat, të cilat mund të ofronin informacione se si ndihen përdoruesit nga ndikimi i këtyre mediave sociale,  zakonisht nuk publikohen nga kompanitë e mëdha si Meta, ByteDance ose X. Kërkimet ekzistuese mbi përdorimin e mediave sociale gjithashtu sugjerojnë se lidhja midis përdorimit të mediave sociale dhe shëndetit mendor është shumëdimensionale dhe komplekse. Shkenca ende ka shumë pyetje të paqarta në këtë drejtim, sepse efektet afatgjata të përdorimit intensiv të rrjeteve sociale janë të vështira për t'u përcaktuar. Por ka mjaftushëm tregues sot për disa pasoja negative.

Një nga shqetësimet më të përmendura lidhet me paraqitjen e trupave idealë në rrjetet sociale. Platforma si Instagram dhe TikTok shpesh promovojnë përmes filtrave dhe imazheve të retushuara ideale jorealiste të bukurisë, të cilat te të rinjtë mund të çojnë në një imazh negativ të trupit, pakënaqësi dhe, në raste ekstreme, çrregullime të të ngrënit. Studimet tregojnë se veçanërisht vajzat janë më të ndjeshme ndaj problemeve të perceptimit të trupit për shkak të këtij ekspozimi të vazhdueshëm.

Rrjedha e shpejtë e përmbajtjes në platforma si TikTok dhe Snapchat mund të ndikojë në aftësinë për të mbajtur vëmendjen, pasi këto aplikacione janë të krijuara për të mbajtur përdoruesit të lidhur për sa më gjatë. Presioni për t'u paraqitur vazhdimisht dhe për t'u krahasuar me të tjerët mund të shkaktojë ankth tek të rinjtë. Disponimi i vazhdueshëm dhe ndjenja se duhet të jesh gjithmonë "prezent" gjithashtu mund të çojë në stres. Mediat sociale janë po ashtu të dizajnuara në atë mënyrë që të krijojnë stimuj të vazhdueshëm për t'u kthyer, përmes pëlqimeve, komenteve dhe njoftimeve. Këto mekanizma nxisin sjellje të varësisë, e cila mund të jetë veçanërisht problematike për të rinjtë.

 Do të ishte e lehtë të fajësoje sot vetëm brezin e ri që përdorin platformat Tiktok, Instagram apo Snapchat apo pirndërit dhe mësuesit që nuk i kanë nën kontroll fëmijët. Ne nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë sot me një industri shumë të fuqishme. Vetëm platformat Meta kanë gjithsej më shumë se tre miliardë përdorues.  Ju takon Institucioneve, qeverive përkatse, apo Komisioni Evropian që të ndërmarrin veprimet e duhura për tja lehtësuar barrën familjeve dhe shkollave duke marrë rregulla të qarta nga lart. Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së është një hap i parë i mirë. Ndër të tjera, ai rregullon që të drejtat themelore të përdoruesve të mbrohen më mirë në internet. Procedurat e para kundër kësaj industrie tashmë kanë nisur dhe priten së shpejti masa edhe më të ashpra. Megjithatë, promovimi i një qasjeje të shëndetshme ndaj mediave sociale, mbetet një sfidë e së ardhmes. /Tema/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot