Një djalë i vogël ka fituar zemrën e të gjithë britanikëve dhe kjo  për shkak të ngjashmërisë së tmerrshme me Boris Johnson. Vogëlushi 3 muajsh ka një ngjashmëri të madhe me kryeministrin britanik në veçanti për flokët e tij.

David Doronina, nga Surrey është vetëm tre muajsh por tashmë ka më shumë flokë se shumë fëmijë të vegjël.

Ngjashmëria e tij me Kryeministrin u vu re  nga infermierët menjëherë pas lindjes së tij më 1 mars, sipas nënës së tij Tatiana Doronina, 35.

Tani kudo që shkon Davidi, prindërit e tij ndalen në rrugë nga të panjohur që komentojnë për pamjen e tij.

Fillimisht e ëma Tatiana me origjinë ruse, rrëfen se babi kishte dashur t’i vinin emrin Boris, si kryeministri, por ajo kishte refuzuar diçka të till;ë pasi sipas saj djali nuk duhej të merret një emër të tillë thjesht për shkak të ngjashmërisë.