Miniera e Rehovës, "Dedeman
mining" , gjoba nga tatimet

Miniera e Rehovës, mining" , gjoba nga tatimet">
TIRANE- Investitorët turq të kompanisë "Dedeman Mining",vazhdojnë të jenë në proces gjyqësor me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e cila u ka mohuar të drejtën e lejes së shfrytëzimit të minierës së kromit në Rehovë të Korçës.

Për këtë kompani, botuesi Fahri Balliu ndërhyri pranë ish ministrit Dritan Prifti për ti hequr lejen e shfryzimit të minierës dhe për tia dhënë një tjetër kompanie turke, "North Star Mining” nga e cila kishte aq përfitime sa ti ofronte Prifti një rryshfet prej qindra mijëra euro.

Biseda e kryer nga Fahri Balliu dhe Dritan Prifti është kryer më 1 mars 2010, dhe videopërgjimi u publikua nga gazeta “shqiptarja.com” dy ditë më parë, më 16 nëntor, 2011.

Kreu i atëhershëm i METE-s, Dritan Prifti nuk e bëri këtë veprim,por ndërrimi në krye të ministrisë,dhe ardhja e Nasip Naços solli edhe pranimin e propozimit të Balliut. Kompania vendosi të padisë në gjyq METE, për heqjen me pa të drejtë të lejes së shfrytëzimit të kësaj miniere, për të cilën ajo ishte pajisur me leje kërkimi, që nga viti 2009.
"Investitorët turq të kompanisë “Dedeman Mining” janë shpallur “persona non grata” për qeverinë shqiptare, që nga momenti kur botuesi Fahri Balliu zbuloi se vendin e tyre në shfrytëzimin e kromit në minierën e Rehovës, në rrethin e Korçës, mund të zinte një kompani tjetër, po nga Turqia, e cila mund t’i siguronte atij të ardhura të mëdha në rrugë të paligjshme." shkruan sot "shqiptarja.com"

ZVARRITJA E GJYQIT

Gazeta  "shqiptarja.com" zbulon sot se kompania ka depozituar padinë më datë 13 maj të këtij viti pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Deri tani janë zhvilluar 12 seanca,ndërkohë që vihet re një tendencë e spikatur për të zvarritur gjyqin, pasi shteti- pronar përfaqësohet edhe nga Avokatura e Shtetit dhe nga juristët e METE-s, të cilët, herë njera palë, e herë tjetra, kërkojnë të njihen me provat e palës paditëse.

Seanca e rradhës do të zhvillohet mes të muajit të ardhshëm. Aktualisht miniera e kromit ndodhet e mbyllur deri në përfundim të procesit gjyqësor
Por, ndërsa gjyqi për fitimin e së drejtës për shfrytëzim të mineraleve në një zonë ku kompania e huaj ka investuar për një kohë të gjatë dhe ka kryer punime, në bazë të të cilave rezultoi se ajo ishte e pasur me krom në sasi të tillë, që të justifikonte investimet e bëra, madje të jepte fitim, Tatimet nuk e kanë kursyer "Dedeman Mining"nga gjoba mbi taksa të papaguara, të pretenduara.  Dhe për këto gjoba kompania ka hapur dhe një tjetër proces gjyqësor civil në gjykatën e Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit