Minimizohet përdorimi i bllokuesit të gomave në kryeqytet që prej një muaji.
Numri i kufizuar i tyre si dhe marrëveshja me Ministrinë e Brendshme bënë të mundur që të minimizohet bllokuesi i gomave dhe të zëvendësohet me vendosjen e gjobës në xham. Gentian Vocaj, shef i sektorit në sigurinë rrugore, pranë policisë Bashkiake, ka sqaruar edhe arsyen e minimizimit të bllokuesve të gomave të makinës.
“Është përdorimi i tij përdorimi i tij pasoi edhe numri i bllokuesve nuk ka qenë i madh. Shleljet administrative nuk kanë qenë shumë të mëdha”, tha Vocaj.
Aktualisht, ndëshkimi për shkelësit do të bëhet nëpërmjet gjobës, e cila vendoset në xhamin e makinës. Ku vlera e gjobës, sipas kodit rrugor është nga 1000 deri në 3000 lekë.
“Është kryer dhe unifikimi i fletës së gjobës i cili është njësoj si në rastin e Policisë së Shtetit dhe në rastin e Policisë Bashkiake. Është e njëjta fletë gjobe ndryshon vetëm logoja. Gjobat hidhen në të njëjtin sistem”, u shpreh Gentian Vocaj, shef i sektorit në sigurinë rrugore.
Sërish, ka shkelje, që në varësi të gjykimit nga ana e inspektorit do të përdoren bllokuesit e gomave, apo edhe lëvizja e tyre me karrotrec, ku sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak, tashmë kushton 4000 lekë. Gentian Vocaj sqaron se cilat janë pikërisht këto shkelje.
“Në rast se një mjet është parkuar në një stacion autobusi, mbi trotuar, apo pranë kasave të mbeturinave urbane atëherë mund të përdoret dhe bllokuesi i gomës si masë ekstreme por mund të përdoret e karrotreci për të zhbllokuar hapësirat” tha Vocaj.
Për muajin e parë të aplikimit të kësaj mënyre të re, në Tiranë janë vendosur 5000 gjoba. Por edhe në këtë rast, ka disa favore, për ata drejtues automjeti që paguajnë gjobën brenda 5 ditëve do të ketë një zbritje të vlerës së gjobës në masën 20%, në rast se vonojnë për ta paguar për një muaj, do të kenë një kamatëvonesë prej 2 % dhe në rast se kur nuk e paguajnë gjobën pas një muaji do t’iu bllokohet mjeti, deri në momentin e pagesës së gjobës.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO