Minimuni jetik në Shqipëri 6 euro në ditë! Avokati i Popullit: Afro 1/3 e qytetarëve jetojnë në varfëri

TIRANE- Me vetëm 600 lekë (ose 6 euro), një individë, që mund të jetë kryefamiljarë duhet të përballojë shpenzimet ditore. Me kaq para në xhep sipas institutit të Statistikave nuk konsiderohesh i varfër.

Këto para mund t’ju mjaftojnë mbi 576 mijë qytetarëve aq sa për të blerë një bukë masive (120 lekë), një litër qumësht (170 lekë), dhe nga një kilogramë pataten (120 lekë), qepë (100 lekë) dhe 5 kokrra vezë (100 lekë).

Ose me këto para mund të blesh vetëm 1 litër qumësht (170 lekë), një kilogramë mashurka (270 lekë) dhe një litër vaj luledielli (200 lekë).

Por me kaq para mund të bihet dhe vetëm 1 kilogramë qershi, të cilat aktualisht po tregtohen nga 600 apo një kilogramë mollë (150-190 lekë) dhe një kumbulla jeshile (400-500 lekë). Apo një litër vaj, një pako oriz dhe 10 vezë. 

Në këtë gjendje ekonomike është afro 20.6% e popullsisë së vendit, dhe nga kjo kategori 35.2% e popullsisë është e privuar thellë materialisht.

Nga raporti i INSTAT rezulton se minimumi jetik në vend në vitin 2022, është vlerësuar 184 euro muaj. Referuar këtyre shifrave Avokati i Popullit, thotë në raportin vjetor se 1/3 e popullsisë jeton në varfëri. Në raport vlerësohet se as masat mbështetëse nuk kanë arritur të japin rezultatin e duhur për të dalë nga varfëria.

“Problematikat më të spikatura të evidentuara në rastet e trajtuara gjatë këtij viti janë: masa e ulët e ndihmës ekonomike dhe pamundësia për të përballuar shpenzimet e jetesës; pamjaftueshmëria e fondeve të dedikuara për ndihmën ekonomike për të plotësuar nevojën për kujdes social ndaj grupeve vulnerabël”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.

Aktualisht ndihma ekonomike ndryshon në varësi të anëtarëve të familjes, por kurrsesi nuk mund të jetë më shumë se 150% e pensionit social, që për vitin 2023 sipas ISSH ishte 8,588 lekë/muaj (85 euro). Praktikisht ndihma maksimale ekonomike në vend mund të arrijë deri në 12,882 lekë/muaj.

Por nga ana tjetër problematike paraqitet situata edhe me pensionet, të cilat po dalin më të ulta se minimumi i përllogaritur nga INSTAT. Pensionet e reja mesatare të lidhura vjet ishin 152 euro, ndërsa pensioni mesatar urban në vend është 180 euro dhe ai rural është 108 euro.

Shkak për këto vlera të ulta pensionesh, është informaliteti dhe nëndeklarimi i pagave. Aktualisht po dalin në pension ata persona që vitet më të mëdha të punës i kanë në demokraci, vite ku pagat janë rritur, por kjo gjë nuk po reflektohet në vlerën e pensioneve. Duke qenë se bizneset po vijojnë të operojnë me dy bilance, ku një pjesë të pagës e japin në dorë dhe një pjesë në bankë, automatikisht vlera e sigurimeve është më e vogël, e për pasojë edhe pensionet po dalin më të ulta, se paga minimale, se paga mesatare, se pensioni mesatar dhe se minimumi i caktuar nga INSTAT.

Logjikisht pensionet e reja duhet të dalin më të larta, për shkak të rritjes së shpejtë të pagave në dekadën e fundit dhe detyrimit për t’i deklaruar të plota në bankë, e që duhet të sillte formalizim e pagesë të drejtë të kontributeve nga punëdhënësi, por në fakt nuk është dhënë efekti i pritshëm.

Aktualisht në vend marrin pension pleqërie 590 mijë qytetarë, por nga këto afro 50% ose 294 mijë marrin pension të pjesshëm, kjo për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulta.

ÇMIMET NË TREGJET TONA
1 kilogramë patate          100-120 lekë
1 kilogramë domate        150 lekë
1 kilogramë qepë            100-110 lekë
1 litër qumësht                160-200 lekë
1 kilogramë qershi          550-600 lekë
1 kilogramë mashurka    220-270 lekë
1 kilogramë speca          280 lekë
1 kilogramë kastravecë  150 lekë
1 kilogramë mollë           150-190 lekë
1 bukë masive                100-120 lekë
Vaj                                  180-240-400 lekë
Oriz                                200 lekë
10 vezë                          200 lekë
 
PENSIONET MESATARE NË SHQIPËRI
Pensionet urbane mesatare  18,341        180 euro
Pensionet rurale mesatare    11,051        108 euro
Pensionet e reja mesatare    15,569        152 euro
Minimumi jetik INSTAT          18,827        184 euro
PENSIONISTËT E PAGESAT MUJORE
Pensione pleqërie                 590,649 persona
Pension të plotë                    293,277 persona
Pension të pjesshëm             293,803 persona

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lizi: 08/05/2024 02:29

    Kjo është e tmerrshme.Minimumi jetik nuk mund të jetë poshtë nga 15 euro,për dikë që nuk paguan qera Më thoni,se sa e kanë minimumin jetik ata që na marrin votën çdo dy vjet dhe ata që pëllasin në parlament e dikasteret qendrore të shtetit shqiptar me rroga nga 5000 euro, ndërkohë që zhvasin pa problem fare buxhetet e shtetit të popullit shqiptar më i varfëri në Europë bile dhe më larg.,

    Përgjigju
  • Lisi: 08/05/2024 02:20

    Minimumi jetik është 1500 Lekë të reja,jo 600,o njerëz,..pa llogaritni minimumin e atyre që pëllasin në parlament e dikastere qendrore me

    Përgjigju
  • Lui: 07/05/2024 22:19

    6€ eshte shume shume pak. Por dhe ne kete menyre qe e llogarisni juve, beheni dhe jo serioze. Sepse psh nje person nuk ka nevoje cdo dite per blerje te tilla. Nuk blihet cdo dite nga nje liter vaj, nuk blihet nje liter qumesht cdo dite, nuk blihet cdo dite 10 kokrra veze dhe shume gjera te tjera. Por qe dhe 6€ eshte vertete nje shifer aspak dinjitoze.

    Përgjigju
  • Minimum: 07/05/2024 21:35

    Tek 6€ duhet shtuar H20 uje (1€) dita 1€ transport 1€ TV baze dhe media e tel (e Albania pa internet ska) 1€ drita Pra duhet 6-10€ minimumi eshte 9€ dita ose 1000 lek reja

    Përgjigju
  • Hektori: 07/05/2024 20:15

    Jemi burra apo jo? 70% jemi per l..sh , po 30 per qinçja tjeter me politikantet ne krye i çajn piten muhabetit ????

    Përgjigju
  • Popull: 07/05/2024 19:18

    E cuditshme qe nje gazete pro qeveritare sic jeni i bie ne mendje varferia qe ka mberthyer pjesen e ndershme te ketij popull

    Përgjigju
    • Partia: 07/05/2024 21:30

      Pro sektit rilindjes, jo pro qeveritare.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?