Mini-Shengeni Ballkanik/ Zoran Zaev zbulon nga Durrësi një ndër vendimet që do miratohet sot në Tiranë

Mini-Shengeni Ballkanik/ Zoran Zaev zbulon nga Durrësi një ndër vendimet që do miratohet sot në Tiranë


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se do të mbështesë dhe do të japë ndihmë të mëtejshme në periudhën e rindërtimit për shqiptarët e prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Teksa vizitoi Durrësit dhe u njoh nga afër me dëmet atje, Zaev zbuloi edhe njërin nga vendimit që do të nënshkruhet ditën e sotme në samitin e Mini shengenit Ballkanik.

Kreu i qeverisë maqedonase thekson se sot në Tiranë, në Samitin që do të zhvillohet mes liderëve të këtyre vendeve, do të firmoset një dokument për trajtimin e përbashkët të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave.

 Pas vizitës së zhvilluar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç liderët e Ballkanit Perëndimor janë zhvendosur në Tiranë për të çuar në fund samitin.

 “Si një shprehje solidariteti me qytetarët e Shqipërisë, dhe në mbështetje të frymës dhe mbështetjes së banorëve të qyteteve dhe vendbanimeve të tjera që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë dhe drejtuesit e tjerë të pranishëm në një takim në Tiranë, ne vizituam këtë mëngjes Durrësin.

Ne u takuam me disa nga familjet që tani po rindërtojnë shtëpitë e tyre në vazhdën e fatkeqësisë tragjike, dhe riafirmuam gatishmërinë tonë për të vazhduar me mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme në periudhën e rimëkëmbjes nga tërmeti.

Me vizitën në Durrës, ne njoftuam bashkëpunimin tonë të përbashkët në trajtimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave që do të përfshihen në dokument për integrimin më intensiv të rajonit që do të miratohet sot në Tiranë”, shkruan Zaev.


Lajmi kryesor:

Vetëm Kosova e Bosnja 'JO' Shengenit Ballkanik, Rama: I vetmi që ula Serbinë pa kushte...SHBA dhe BE në krah! Vuçiç: Do jetojmë në paqe apo luftë?! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit