'Minishengeni'/ Petrit Vasili: Të zbardhet roli i Ramës, Shqipëria e Kosova janë përballë rrezikut të strategjisë antikombëtare

'Minishengeni'/ Petrit Vasili: Të zbardhet roli i Ramës, Shqipëria e Kosova janë përballë rrezikut të strategjisë antikombëtare

Petrit Vasili

TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është bërë pjesë e një projekti shtetëror të Serbisë, kundër njohjes së shtetit të Kosovës.

Vasili thotë se Shqipëria dhe Kosova sot ndodhen përballë një rreziku shumë të madh për shkak të kësaj strategjie, ndërsa kërkon të zbardhet roli i Edi Ramës si pjesë e projektit të Serbisë, duke iu referuar minishengenit ballkanik, ku Kosova ka refuzuar të bëhet pjesë, për shkak të pjesëmarrjes të Serbisë.

Deklarata e plote

Te zbardhet roli i Edi Ramës si pjesë e Projektit Shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës!

Edi Rama ka sot detyrimin e pashmangshëm edhe ligjor edhe moral që të bëjë publik rolin e tij konkret si pjesë e Projektit Shtetëror te Serbisë kunder Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë

Daçiç ka deklaruar publikisht lobimin me para' per mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e njohjeve duke thënë:

“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve”.

Ndersa presidenti i Serbise ka deklaruar lidhur me rolin e Edi Ramës se:

“Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.

Tashme është e qarte se gjithçka, që Rama bën e thotë janë pjesë e një strategjie te mirëmenduar e te mirë financuar në Serbi, ku ai ka rolin e tij të mirëpërcaktuar.

Ndaj është vendi që të radhisim një seri qëndrimesh e veprimesh që flasin vetë:

Dorëzimi pa kushte i Edi Rames duke u bere pjese aktive ne projektin per asgjesimin  anashkalimin dhe menjanimin e njohjes se Kosoves si moment kyç e parimor duke perdorur si instrument Minishengenin.

Pranimin nga Edi Rama te mohimit prej Serbise te Masakres se Reçakut dhe te genocidit ne teresi si nje moment kritik i cili vuri ne levizje SHBA dhe Angline ne levizje per te filluar ofensiven ndaj Serbise dhe qe solli pavarsine e Kosoves.

Mosreagimi nga Edi Rama perballe lobimit te eger te Serbisë per mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e disa njohjeve te bera me pare te saj.

Mbeshtetja nga Edi Rama e prekjes se kufijve te Kosovës si projekti me i zi kundër saj dhe puna e tij aktive e dukshme dhe e padukshme ne favor te këtij projekti.

Vendosja nga Edi Rama e Takses se Rruges se Kombit si nje politike dhe pengese konkrete per Kosoven si ne planin ekonomik, por edhe me gjere per ta shnderruar Shqiperine nga partner prioritar ne nje vend obstruktiv e thellesisht pengues per Kosoven.

Qendrimi abuzivisht aktiv i Edi Rames kunder Kosoves per taksen 100% ndaj Serbise, nderkohe qe Serbia ushtronte dhe ushtron nje veprim mbareshteteror armiqesor ndaj Kosoves.

Mbajtja nga Edi Rama e nje qendrimi publik denigrues,fyes dhe thellesisht stigmatizues ndaj Kosoves dhe liderave te saj.

Institucionet e Sigurise Kombetare ne Shqiperi duhet te zbardhin e hetojne menjehere rolin e Kryeministrit Rama ne  te gjithe kete ceshtje te rende dhe te permasave teper te medha.

Demostrimet qesharake te orkestruara te Edi Rames ne Beograd, ne konferenca shtypi butaforike dhe pa asnje vlere gjoja pro Kosoves, te cilat i kane sjelle vetem dem  si dhe butaforia e Mbledhjeve te perbashketa qeverive shqiptare dhe kosovare kane sherbyer thjesht si alibi te rreme per te bere gjoja te besueshem rolin e Edi Rames ne funksion te projektit shteteror serb kunder Kosoves dhe Shqiperise.

Sot ky rol i Edi Rames duhet zbardhur e hetuar me te gjitha instrumentet funksionale te Sigurise Kombetare, por edhe te drejtesise, pasi Shqiperia dhe Kosova jane perballe nje rreziku madhor per shkak te nje strategjie te tille thellesisht antikombetare ku roli Esadist e tradhetar i Edi Rames eshte nje nga instrumentet shume te rendesishem te saj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petrit KAK vasili: 26/12/2019 13:34

    O nipi MUT manush myftiut ti do ta shpëtosh Shqiprin o qeni bastard i familjes hajdute meta kryemadhi kok bosh. Apo do ta bosh si daja jot manush Kak myftiu që internoi gjysmën e Tiranës. E ti ke dal me shpat në dor si zari i familjes më të urryer të Shqptarve meta buçe mona. Po hik mor bastard se na vjen për të vjedh kur shohim fytyrën tënde o petrit KAK vasili.

    Përgjigju
  • redi: 26/12/2019 13:08

    Akoma nxjerr hale nga goja or Tit servili .Nuk ka asgje ne dem te Kosoves qe ti dhe disa koke trapezoide llapin kaq kohe .Fatin e Kosoves e vendosin vet kosovaret dhe jo Edi Ramma qe po na e nxirrni Esat Toptani i kohes.Ti duhet te shkosh para drejtesise per brockullat qe thua.Rama perkrah me minishengenin lirine e levizjes dhe te punesimit,dhe levizjet e tregjeve .Kosovaret u ftuan por nxjerrin teorina koti ,ne vend qe ti kerkonin ne tavoline reciprocitetin Serbise .Leri palacolleqet se je bere gazi i botes.BE perkrah cdo nisme rajonale qe mbeshtet stabilitetin.Nuk mund te hysh ne BE me konflikte me fqinjet or njeri qe flet dhe nuk mendon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha