Kritikat për Shengenin Ballkanit, Rama: Kosova, herët a vonë do ulet në atë tryezë, se s’ka kah shkon

TIRANE-Në ditën e Krishtlindjes, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte një përgjigje të fortë dhe një përqafim për të gjithë ata, që ai thotë se e kanë sharë dhe mallkuar pa hesap këto ditë, në emër të Kosovës për projektin e Shengenit Ballkanit, ku Prishtina refuzoi që të merrte pjesë. Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se herët apo vonë Kosova do të ulet në tryezën e Shengenit Ballkanit se nuk ka nga shkon përveç se nga e ardhmja. "Kur të krijohet qeveria e re e Kosovës dhe të ulemi në tryezë për të vijuar bashkëpunimin, tash po e shihni vetë çka sot po ju’a shpjegoj e rishpjegoj më kot, duke marrë mbrapsht ato që hidhni mbi mua kot më kot. Dhe kur Kosova, herët a vonë, të ulet nesër njësoj si Shqipëria në atë tryezë, se s’ka kah shkon tjetër përveçse nga e ardhmja, bashkë me Shqipërinë, tash e shohim kush ka të drejtë, unë apo ju" thotë ai.

Edi Rama kishte edhe një pyetje për të gjitha ata që e kritikojnë për këtë nismë. " Atyre që u bënë bajat duke sharë e mallkuar pa hesap këtu këto ditë, në emër të Kosovës sipas tyre, dy fjalë po u them: Më së pari, sinqerisht uroj edhe për ju gëzuar Krishtlindjet e Vitin e Ri! Ju kam ndjekur me keqardhje në rrekjen tuaj, për të më kryqëzuar si “tradhëtar”, “të shitur”, “bërllog”, madje “qen i keq” e bile edhe “djall” dhe çfarëdo tjetër gjuhës suaj, lëshuar pa fre i ka ardhur për mbarë. Faleminderit! Tani një pyetje po ju bëj, si “vëllau i Vuqiqit”, juve o “atdhetarë”, që atdheun e dini në këto raste thikë në majë të gjuhës, për të prerë dhe mundësisht për të vrarë: Si mendoni Ju, “vëllaut tim” serb i pëlqen më shumë që Kosova të vijë në tryezë a të mos vijë? Ju’a them unë që mos lodheni ta mendoni: Të mos vijë fare! Sepse duke mos ardhur në tryezë Kosova nuk flet dot, nuk dëgjohet dot, nuk ndikon dot dhe as nuk fiton dot asgjë!".

Ai vijon më tej duke theksuar se aspak mirë nuk mendojnë për mungesën e Kosovës në tryezë as SHBA-ja me BE-në. "Ndërsa piskamat Tuaja ndaj meje, i dëgjoj unë jo ai! Madje askush tjetër, as Shtetet e Bashkuara e as Bashkimi Europian, që e mbështesin pa rezervë atë tryezë dhe e duan Kosovën bashkë me të gjithë në tryezë, nuk i dëgjojnë ato piskama dhe hiç aspak mirë nuk mendojnë për mungesën e Kosovës".

'Lëvdatat e sharjet e rastit, nga një vesh më hyjnë e nga tjetri më dalin të them të drejtën' thotë kryeministri, pasi koha e historia do të flasin nesër drejtë. "Mua mallkimet e ofendimet Tuaja, sado Ju të hidheni përpjetë, nuk më bëjnë dot as tradhëtar e as Esat Pashë, ashtu sikundër lëvdatat e komplimentat në raste të tjera, nuk më bëjnë hiç asfare, as hero e as Ismail Qemal! Unë nuk isha hero kur shkova në Beograd dhe e thashë mu në Pallatin e Serbisë, shqip, atë që mendoja e që mendoj sot e gjithë ditën për Kosovën. Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta njohë si shtet, sepse është edhe në të mirën e saj të çlirohet nga fantazmat e të shkuarës.

Pikë! Kur u nisa atëherë për Beograd nuk latë fjalë të ulët pa më thënë. Kur u ktheva nga Beogradi, nuk latë lëvdatë të tepërt pa më dhënë. Po për mua ishte njësoj, sepse unë isha i njëjti edhe kur shkova edhe kur u ktheva, siç jam edhe sot. E njësoj si atëherë edhe sot, unë bëj atë që kam bindje se është e drejtë për vendin e për kombin tonë. Thjesht si shqiptar jo si hero, as si tradhtar jo e jo! Lëvdatat e sharjet e rastit, nga një vesh më hyjnë e nga tjetri më dalin të them të drejtën. Jam mësuar me to dhe e di mirë që koha dhe historia nuk lexojnë gazeta e portale, as nuk ndikohen nga analistë e nga rrjete sociale. Dhe koha e historia do të flasin nesër drejtë, e do t’u japin hakun të drejtëve dhe të shtrembërve të sotëm. Të tjerat janë llafe të sotme që i merr era e nesërme.

Deri dje, pa u hapur ky proces që sharjet, mallkimet e fabrikimet harrojeni se e ndalin, Shqipëria dhe Kosova s’kishin asnjë shans që ta hapnin kufirin mes tyre. Zero! Sot kjo është një mundësi reale pikërisht sepse edhe “vëllau serb”, siç e quani ju Presidentin e Serbisë, kur kujtoni se po më qëlloni për vdekje me gjuhën e bërë thikë, e ka pranuar lirinë e lëvizjes së njerëzve në rajon si një prej qëllimeve madhore të tryezës. Pa kushte! Që do të thotë se kur ne të hapim kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, nuk ngrihet dot as ai dhe as kushdoqoftë tjetër, të verë kujën për rrezikun e “Shqipërisë së madhe”. Sot e lemë me kaq, se është ditë Krishtlindjesh dhe po e mbyll me një përqafim për të gjithë ju nga unë, që vëllazërisht ju uroj çdo të mirë me këdo ju do zemra, e sa më shumë dritë në shpirt e në mendje secilit prej jush, për veten e për Kosovën dhe krejt kombin tonë natyrisht" tha Rama.

Pas reagimit të fortë të kryeministrit nuk kanë munguar komentet në faqen e tij në Facebook, ndërsa Rama ka replikuar duke përsëritur qëndrimin e tij duke mos kursyer ironinë dhe batutat. "Politikan s’jam te them te drejten e s’dua hiç te jem, me mjafton te jem ky qe jam, nje qytetar i vene ne sherbim te politikes se vendit te tij dhe “s’bej per burre” kur i thone asnje politikan, ndersa per ngutjen s’jam dot dakord, sepse ka pese vjet ky proces e Vuçiçi ka qene nja pesembedhjete here ne tryeze me mua, me Hashimin, me Isen, me Ramushin dhe me te gjithe lideret e vendeve te tjera te rajonit bashke, po kete here u tund dynjaja e “s’e mora vesh” pse pasi asgje e re nuk ndodhi. Ti’a leme kohes te na provoje se kush ka te drejte dhe nderkohe te respektojme njeri-tjetrin, qe neser kush shan e mallkon sot, te mos ndjehet fajtor dhe qesharak" ishte një nga përgjigjet e tij për komentuesit.

Gjatë samitit së të shtunës në Tiranë, Rama e quajti të pakuptimtë vetëizolimin e Kosovës dhe refuzimin për të përfituar nga marrëveshjet ekonomike që nxori ky samit. Por pavarësisht situatës së krijuar, ky samit nuk e pengon vijimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga Samiti në Tiranë, tha se vendet nuk duhet të mbeten peng i së shkuarës e konflikteve dhe se është koha për paqe e për zhvillim ekonomik. Ai tha se të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë. Jashtë Samitit, nga 6 vende të Ballkanit të Perëndimor, nuk kanë pranuar të marrin pjesë vetëm Kosova dhe Bosnje-Hercegovina.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 26/12/2019 21:28

    Kur Mr. Barak Obama u zgjodh president per here te pare populli amerikan tha-ky eshte Mesia;dhe une them me bindje se Mr.Edi Rama eshte mesia per popullin shqiptar; nuk besoni (?),prisni dhe shikoni!

    Përgjigju
  • Alvanos: 25/12/2019 21:53

    Nisme e nxituar dhe e demshme per Kosoven. S’ka justifikim qe mbulon kte marrezi prej principianti. Nuk mbrohen interesat kombtare ne kte menyre, me nje Serbi qe shtyp Kosoven dhe ben rolin e te mires me Shqiperine, per t’i treguar botes se ne nuk ka problem me gjithe shqiptaret, por vetem me “terroristet separatiste te Kosoves”. Turp turp turp

    Përgjigju
  • Berat: 25/12/2019 21:13

    O EDI RAMA O QEN SERBIJE,O BERLLOG,O QENEF.....

    Përgjigju
  • Albani: 25/12/2019 20:06

    Natyrisht se rajoni ballkanik ka nevoje per nje schengen qe njerezit, tregtija lire te zhvillohet ne perputhje me rregullat dhe ligget konform BE se.Por kjo nisem s eshte e lehte sepse shume aktoret te kesaj niseme nuk respektojne njera tjetren, derisa pjesa dermuese shqiptare e kundershtone, mu per kete mbetet si projekt i pazbatuar.Njerezit qe keshillojne Kryeministrin Rama nuk kane njohuri dhe eksperinece ne kete aspekt.

    Përgjigju
  • A...Zh: 25/12/2019 19:02

    E megjithate, duket qenke lodhur kot. Ata qe te mbeshtesin edhe te mirekuptojne, te tjeret pavaresisht ketij reagimi do te vazhdojne avazin sipas agjendes se tyre. Keta te fundit e din te verteten njelloje si ti, por prej kohesh tjeter gje duan e bejne. Pra, pasgoditjet e "minishengenit" do te jene prezente ne realitetin e helmte mediatiko-politik mbareshqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin