BRUKSEL - Shtetet e Bashkuara do të dislokojnë armatime të rënda, përfshirë tanke, makina të blinduara dhe artileri në gjashtë shtete europiane, të cilat ndodhen në kufi me Rusinë. Lajmi është konfirmuar në prag të ministerialit të NATO-s në Bruksel nga ambasadori amerikan aty, Douglas Lute, pas deklaratave të fundit të bëra edhe nga sekretari amerikan i mbrojtjes, Eshton Karter.
"Do të ketë dislokim të armatimeve, tankeve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, por nuk do të ketë dislokim ushtarësh. Pajisjet do të qëndrojnë aty për kryerjen e stërvitjeve të ndryshme ushtarake dhe qëllimi i zhvendosjes është për t'i bërë këto stërvitje sa më eficente, duke ulur edhe shpenzimet logjistike te zhvendosjes. Nuk do të ketë ushtarë në këto baza. personeli do të transferohet në varësi të nevojave. Uashingtoni nuk po merr në konsideratë rivendosjen e armëve bërthamore në Europë. Nuk ka asnjë shkelje të traktateve me Rusinë."
Përfaqësuesi i përhershëm i SHBA në NATO theksoi gjithashtu se Aleanca mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të gjithë anëtarëve të saj, si edhe për garantimin e sigurisë jo vetëm në Europë, por edhe globalisht. Ndërsa për zgjerimin me anëtarë të rinj, referuar rastit të Malit të Zi, ambasadori Lute theksoi se në dhjetor do të merret një vendim për këtë.
"NATO vazhdon te ndjeke politiken e dyerve te hapura, pasi ky eshte edhe thelbi i krijimit dhe traktatit të aleancës. Mali i Zi është një kandidat serioz për anëtarësimit. Por në varësi të progresit të bërë nga ky shtet, ministrat do të marrin një vendimin në samitin e dhjetorit, nëse do t'i hapet drita jeshile e anëtarësimit."
NATO gjithashtu ka vendosur të kthehet në Irak për të luftuar shtetit islamik, katër vite pas largimit nga ky shteti. Ky fakt u bë i ditur nga zyrtari amerikan, i cili theksoi se aleanca do të nisë shumë shpejt një mision trajnimi të policisë dhe forcave irakiane të sigurisë. Ambasadori Lute në Konferencën për shtyp te mbajtur ne Bruksel theksoi se mbasditen e së mërkurës në ministerialin e NATO-s do të diskutohet për një sërë çështjesh të rëndësishme, por në qendër do të jenë marrëdhëniet me Rusinë, me fokus Ukrainën, situata në Afganistan, si edhe lufta kundër ISIS.
Ministeriali i NATO-së i cili do të zhvillohet në datat 24-25 qershor do të ndiqet në Bruksel për A1 Report nga gazetarja Joniada Koçi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com