Ministrat e G7-ës arrijnë marrëveshje “historike” për taksën ndaj korporatave

Ministrat e Financës të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara kanë arritur një marrëveshje “historike” për vendosjen e një takse për korporatat ndërkombëtare. Ministrat e Financave, që u takuan në Londër, u zotuan për vendosjen e një takse për korporatat, në nivelin minimal prej 15 për qind.

Sekretari britanik i Thesarit, Rishi Sunak tha se kjo marrëveshje është historike.

“Pas vitesh diskutime, ministrat e Financave të G7-ës arritën marrëveshje historike për të reformuar sistemin botëror të taksës, që është në përputhje me epokën digjitale”, tha ai.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kishte bërë thirrje që taksa për korporatat të jetë në nivel prej 15 për qind.

Kompanitë si Amazon, Google dhe Facebook, me shumë mundësi do të jenë në  mesin e kompanive që do të preken nga kjo taksë.

Ky vendim mund të bëjë që qeveritë të pranojnë miliarda dollarë si taksë nga këto kompani dhe me këto të holla, të paguajnë borxhet që kanë marrë gjatë krizës së pandemisë COVID-19.

Marrëveshja e arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë dhe Japonisë, pritet se do t’u bëjë presion që edhe vendeve të tjera të ndjekin të njëjtin shembull, kur do të takohen në samitin e G20-ës muajin e ardhshëm.

Për vite me radhë, qeveritë në mbarë botën janë përballur me sfidën e vendosjes së taksave për kompanitë globale, që operojnë në shumë vende të botës. Kjo nënkupton, që kompanitë mund të paguajnë taksën lokale të vendit ku kanë të vendosura përfaqësitë, edhe nëse kompanitë fitimin kryesor e kanë bërë nga shitjet në ndonjë vend tjetër, praktikë e cila kërkohet t’i jepet fund tanimë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare