TIRANE-Ministrat e jashtëm të Ballkanit, pjesëtarë të Kartës së Adriatikut, shprehën sot shqetësimin e tyre për situatën në veri të Mitrovicës, duke kërkuar që të hidhen hapa për marrëveshje. Duke folur në emër të pjesëmarrësve të Kartës “Adriatik 5”, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha se ngjarjet në Mitrovicë cënojnë sigurinë e rajonit. “Situata në veri të Mitrovicës është shqetësuese për sigurinë në rajon. Ne mirëpresim cdo hap në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje. Ne mirëpritëm realizimin e disa marrëveshjeve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, kryesisht për sa i takon menaxhimit të integruar të Kufijve” - tha ai.
Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës deklaruan bashkarisht në fund të takimit se dialogu dhe marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e përqafimit të vlerave themelore të Bashkimit Europian, dhe të integrimit në NATO. Forumi kishte ftuar edhe ministrat e jashtëm të Kosovës dhe të Serbisë, me besimin se gjithëpërfshirja e vendeve të rajonit është rruga e vetme për të forcuar paqen dhe qëndrueshmërinë si edhe për të çuar më përpara agjendat kombëtare të integrimit të secilit vend.
Ministrat e jashtëm të Ballkanit deklaruan se reformat për integrimin europian të rajonit janë të lidhura ngushtë me reformat e sigurisë për integrim në NATO.
Zëvendës-ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhejms Apaturai, tha se Aleanca ka besim të madh në rrugën që po ndjek bashkëpunimi rajonal i Kartës së Adriatikut. “Më lejoni të them qartë se dyert e NATO-s janë dhe do të mbeten të hapura, dhe kjo do të theksohet sërish edhe në deklaratën e Samitit të Cikagos. Dyert do të hapen shumë shpejt për këtë rajon, sepse ky rajon nuk është ndonjë zonë fqinje e NATO-s por është shtëpia e NATO-s, dhe ne duam t’i kemi gjithë vendet brenda shtëpisë së përbashkët - tha zoti Apaturai. - Shqipëria dhe Kroacia që u anëtarësuan më parë, janë dy sheëmbuj të shkëlqyer se çfarë partnerësh të mirë mund të sjellë ky rajon për NATO-n”.
Ai theksoi se ashtu si bashkëpunojnë në Afganistan, vendet e Ballkanit po bashkëpunojnë edhe këtu në rajon dhe kjo është ajo çka dëshiron NATO: besim, bashkëpunim, reforma dhe integrim. Takimi i ministrave të jashtëm të Kartës “Adriatik 5” analizoi edhe zhvillimet politike në secilin vend, ecurinë e integrimit në NATO dhe bashkëpunimin dypalësh. (voa)
Sondazhi i ditës:
A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?
-
Po
72.1%
-
Jo
23.6%
-
Se di
4.3%
Vota total: 258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Digjet furgoni i parkuar në Vlorë, s’dihen shkaqet! Hetohet zjarrvënia e qëllimtë
27 Qershor, 10:58
-
‘Ndërtuesi u ka vjedhur pronën publike banorëve’, Dogjani kërkon interpelancë me Ramën! Rrëzohet nga mazhoranca
27 Qershor, 10:50
-
Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën
27 Qershor, 10:47
-
Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza
27 Qershor, 10:40
-
80 vite nga gjenocidi ndaj çamëve, kreu i PDIU, Idrizi: Greqia shkel mbi viktimat dhe bën hero kriminelët
27 Qershor, 10:37
-
23 dronë rusë dhe 6 raketa godasin Ukrainën gjatë natës
27 Qershor, 10:30
-
Mjekja e skandalit te Onkologjiku debat me gazetarët: Prit 1 minutë mi! Më keni mërzitur ju, më keni shtrembëruar fotot, një sy kështu, një ashtu
27 Qershor, 10:26
-
Reshje të dendura shiu në kryeqytet, disa rrugë përmbyten nga uji
27 Qershor, 10:17
-
Mbetën të bllokuar në fshatin Pavar të Përmetit, policia i vjen në ndihmë dy turistëve francezë
27 Qershor, 10:10
-
'Onkologjiku', mjekët para gjykatës së Tiranës! Alketa Pere: S’i kam orientuar pacientët te privati! Debat me gazetarët: Më keni shëmtuar fotot (VIDEO)
27 Qershor, 10:04
-
I gjendet kallashnikov, granata dhe fishekë në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan
27 Qershor, 09:58
-
E ardhmja e Sylvinhos në pikëpyetje, Duka: Nëse vjen oferta 5 milionë euro s'e mbajmë dot, Mancini la Italinë për lekë
27 Qershor, 09:45