'Ministrat' e PD, në garë për kredite

'Ministrat' e PD, në garë për kredite

Ata janë pothuajse çdo ditë në faqet e mediave të shkruara dhe vizive, ata janë çdo ditë në podiumet e sallës së konferencave për shtyp, duke lexuar deklarata “bombastike”, duke shfaqur “video alarmante”, apo duke nxjerrë emra, mbiemra dhe përemra vetorë dhe lidhorë, për pushtetarët.

Ata janë kudo, por në ballë të opozitarizmit jo. Ata nuk bëjnë opozitë, ata nuk merren me partinë e tyre që po shkërrmoqet nga qendra deri në bazë, ata nuk merren me gjetjen e rrugëve për bashkëpunim institucional me shumicën qeverisëse, por thjesht merren me “skupe” të ardhura nga “qytetari dixhital”.

Dhe janë pikërisht ata, “ministrat” e Partisë Demokratike që popullin e shohin si tufë me dele, që hallet dhe problemet e popullit i shohin në raport me pushtetin e tyre të humbur. Edhe pse ka mbi 2 muaj që qeveria po merret intensivisht me pergatitjet dhe projektet e rindërtimit të fshatrave dhe qyteteve të prekura nga tërmeti i tmerrshëm i 26 Nëntorit, ata “ministrat” e Partisë Demokratike për asnjë moment, nuk e kanë harruar “lugën dhe tepsinë e pushtetit”.

Në çdo fjalë, fjali dhe akuzë që shigjetojnë, apo edhe në çdo denoncim që bëjnë, çekani i tyre rreh për pushtetin. “Të ikë Rama, të vijmë ne, të ikë Rama, sepse vendin e anëtarësojmë ne në BE, të ikë Rama, sepse vetëm ne e bëjmë rindërtimin”. Dhe në fakt, rindërtimin si askush tjetër e “bëjnë” ata që mbushën Durrësin (dhe Shqipërinë) nga Gjiri Lalëzit deri në Golem me pallate 12 deri 24 katëshe, e bëjnë ata që nuk lanë pyll me pisha pa prerë, duke ngritur fshatra e kolibe turistike , që sot janë kthyer në pocaqi.

Ata nuk ndalen, ata karikohen çdo ditë në selinë e partisë, dhe nisen yrysh përpara, drejt “fitorjeve të reja”. Mjafton ti shohësh e ti dëgjosh se si “ministrat” në pritje të Partisë Demokratike, janë në sinkron me kryetarin dhe Doktorin, dhe askush nuk ka kurajon të dalë nga rreshti, dhe të tregojë sa vlen. Ata duken si të programuar, të porositur për të nxirë çdo gjë, sepse sipas kryetarit Basha “pushteti mbi të gjitha, ndryshe ikni edhe nga lista e 2021 për deputetë”.

Çdo njëri prej tyre, qëndron me ankth dhe pret me sytë dhe veshin nga kryetari Basha, çdo njëri prej tyre mundohet të ngrejë sa më shumë zërin para kamerave, të ripërsërisë me dhjetra herë togfjalëshin e trashëguar “qeveria e krimit dhe e korrupsionit”, për të marrë kreditet e nevojshme për zgjedhjet e 2021. Ata më të fituarit natyrisht janë emrat e listës për “ministra”, dhe kjo e drejtë ekskluzive, është 60 per qind e Doktorit, dhe 40 per qind e Lulzim Bashës.

Lum ai, që e ka emrin tek lista e “ministrave”, pasi qysh tani kanë nisur të mbushin dynjanë me premtime se “sa të marrim pushtetin, ti drejtor, ti zv.ministër, ti shoferi im, ai do të jetë kryetar bashkie, ai drejtor policie”, etj. Duke mos patur punë tjetër, veç sharjeve dhe akuzave të cilat u printohen çdo njërit prej tyre, “ministrat” nuk mërziten, edhe pse e dinë se kjo gjë, do të hajë gjatë./tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën