Pesë ministra të qeverisë Rama kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen dorë nga mandati i deputetit, duke bërë që të shkojë në 12 numri i ministrave që janë pa mandat deputeti në Kuvend. Ata që lanë mandatin janë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Për deputetin që do të zërë vendin e ministrit Tahiri, KQZ ende nuk ka dhënë një vendim, pasi ende nuk ka shkuar kërkesa e Kuvendit për zëvendësimin e tij me deputetin pasardhës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)