Ministrat Ridvan Bode dhe Flamur
Noka e lanë Gardën pa trajtim

Ministrat Ridvan Bode dhe Flamur<br />Noka e lanë Gardën pa trajtim
TIRANE - Nuk janë vetëm biznesmenët e ndërtimit të rrugëve që kërkojnë më kot prej vitesh pagesën nga buxheti të shpenzimeve të kryera. Kjo shifër aktualisht ka arritur në mbi 200 milionë euro. Por, qeveria Berisha ka krijuar një borxh edhe me njerëzit e saj më të besuar, gardistët. Borxhi për dietat ndaj punonjësve të Gardës së Republikës do t’i transferohet automatikisht qeverisë së re, që pritet të krijohet në shtator. Pavarësisht se oficerët dhe nënoficerët e këtij reparti janë përdorur kryesisht nga mazhoranca në ikje gjatë fushatës elektorale, arka e Bodes dhe financierët e Nokës nuk i kanë shlyer detyrimet e tyre, kështu që do t’i duhet qeverisë së re të merret me këtë borxh, si një detyrim ligjor ndaj Gardës së Republikës.

Ministria e Brendshme, në fakt, po mban peng shlyerjen e pagesave të shpërblimeve për punonjësit e Gardës së Republikës. Ky repart, në varësi të kësaj ministrie, ka rreth 6 muaj që nuk po merr pagesat plus për shërbimet që kanë bërë efektivët e tij jashtë Tirane, në shoqërim dhe në mbrojtje të personaliteteve. Dy muaj para fushatës dhe gjatë kohës së fushatës, gardistët janë shfrytëzuar duke mos marrë atë që u takon, pagesën shtesë për punën e kryer.

Gjatë mbledhjes së fundit, të dy ditëve më parë, u duk se Këshilli i Ministrave vendosi që punonjësit e Gardës të trajtohen me ushqim pa pagesë, me një vakt ushqim, në njësitë speciale, grupet e gatshme të të cilave kryejnë natyrë të veçantë pune, etj. Por, qesharak në këtë Vendim është fakti i afatit se kur hyn ai në fuqi: Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare dhe për punonjësit e Gardës së Republikës i shtrin efektet e zbatimit nga data 1 janar 2014, theksohet në VKM-në e kabinetit Berisha.
 
DIETAT

Kuptohet se në kushtet e boshatisjes së arkës së shtetit, kreu i Financave Bode nuk ka mundësi të bëjë më shumë se kaq, përballë kërkesave nga të katër anët për shlyerje të detyrimeve financiare. Nuk janë vetëm gardistët, që lihen pa dieta. Pak kohë më parë, një udhëzim i nxjerrë pikërisht nga ministri Ridvan Bode i kthente pratikisht në “lypsarë” punonjësit e administratës qendrore, që janë përzgjedhur të shkojnë jashtë Shqipërisë me trajnime apo vizita të shkurtëra pune.

Sipas Udhëzimit, punonjësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të cilët duhet të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, si konferenca, delegacione, marrëveshje, bisedime dhe protokolle, takime pune, etj, të cilat organizohen jashtë vendit, në rastet kur shpenzimet janë plotësisht në ngarkim të palës pritëse, nuk trajtohen fare financiarisht nga buxheti i institucionit të tyre.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen