Ministri i Brendshëm ka ndërmarrë një tur me takime me strukturat e policive nëpër qarqe. Pas Vlorës, Taulant Balla pati një takim pasditen e 21 korrikut 2023 në policinë e Fierit.
Në takimin me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Fierit diskutoi në lidhje situatën aktuale të rendit dhe sigurisë, “duke vënë theksin në një luftë më inteligjente ndaj krimit të organizuar e grupeve kriminale” thuhet në një njoftim të shpërndarë nga ministria e Brendshme
Gjithashtu ai kërkoi që Policimi në Komunitet, bashkëpunimi me ekspertët policorë dhe me institucionet e komuniteteve vendore, bashki e drejtori qendrore, shkolla dhe komunitete fetare, duhet të ngrihet në një nivel te ri.
"Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetem për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë", apeloi ministri.Qarku i Fierit, i njohur për potencialin ekonomik, është një arsye shtesë për Policinë e Shtetit të rrisë cilësisht punën si për goditjen, ashtu edhe për parandalimin e paligjshmërive" deklaroi Balla.
Ministri Balla tërhoqi vëmendjen që sidomos gjatë sezonit turistik, në akset rrugore nacionale të sigurohet të kenë qarkullim mjetesh pa probleme.
Gjatë takimeve Balla shoqërohet edhe nga kreu I AMP-së Ardi Veliu dhe Drejtori I Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku