Ministri Beqaj: I drejtë shënimi në
letrën e hapur të Suela Gerës

Ministri Beqaj: I drejtë shënimi në<br />letrën e hapur të Suela Gerës
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është përgjigjur letrës së hapur të gazetares, Suela Gera të botuar gazetën Shqiptarja.com print dhe atë online. Gera vinte në dukje gjendjen e rëndë të spitaleve, sidomos të onkologjisë.

Me titullin, “Letër e hapur kryeministrit:  S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve”, gazetarja trajtonte gjendjen në spitale.

Duke folur në konferencën “Kanceri i gjirit mund të luftohet, mjafton të duash!”, ministri Ilir Beqaj tha: "E kam marrë dhe shënuar shqetësimin legjitim të Suela Gerës dhe kam marrë zotimin se do ta çoj deri në fund. Ju siguroj këtu se shëndetësia në fund të mandatit të kësaj qeverie do të ketë një tjetër fytyrë. Dhe së fundi ta kthejmë këtë ditë në histori të dashurisë për jetën”.  


  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë