PRISHTINË - Në kuadër të Samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Gjermani, është duke vijuar punimet edhe Konferenca për Ekonominë e Ballkanit Perëndimor, me temë "Tregtia, Investimet dhe Bashkëpunimi Rajonal për një dinamikë të re".
Kosova po përfaqësohet në këtë Konferencë nga ministri i Financave, Besim Beqaj, i cili në dy panele të ndryshme prezantoi projektet e rëndësisë nacionale në energji, infrastrukturë dhe zhvillim të NVM-ve, me fokus të veçantë në ofrimin e propozimeve konkrete për financim.
Një nga konkluzionet e veçanta të kësaj konference ishte nevoja për përmirësim të rrjetit të transportit rajonal dhe integrimi i tregut energjetik, si dhe vazhdimi i reformave në mjedisin e të bërit biznes./ATSH/
/Shqiptarja.com