PRISHTINË- Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, bashkë me ekipin e tij, po zhvillon një takim urgjent me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
Sipas burimeve të KosovaPress, takimi mbahet për të gjetur një zgjidhje për çështjen mjaft të përfolur të vendimit për regjistrimin në UP të studentëve të kategorive të dala nga lufta.
Kategoritë e dala nga lufta kanë filluar demostratën para rektoratit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ku po kërkojnë dorëheqjen e rektorit, Ramadan Zejnullahu, pasi sipas tyre, ai i ka fyer kategoritë e dala nga lufta./ATSH/