Ditmir Bushati ishte sot në qarkun e Shkodrës për prezantimin e prefektit të ri kolonel në rezervë Cesk Millja.
Në fjalën e tij, Ministri Bushati u shpreh se jam i bindur që me profilin dhe eksperiencën e tij do të dijë të adresojë si duhet problematikat dhe do shërbejë si urë lidhëse dhe komunikimi mes pushtetit vendor dhe qendror.
"Jam i bindur se me disa prej sfidave me të cilat përballet qarku do të adresohen më së miri duke pasur parasysh profilin dhe eksperiencën e tij do të jetë një urë e mirë komunikimi me institucionet më të rëndësishme këtu", u shpreh Bushati.
Në fjalën e tij, prefekti Millja falenderoi kryeministrin Rama për besimin e dhënë dhe siguroi që do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe institucionet për të kryer sa më mirë detyrën e besuar. Ministri Bushati falenderoi dhe ish-prefektin Radovani për kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të detyrës.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com








