TIRANE- Qeveria është duke ndjekur hapat ligjorë për anulimin e disa koncesioneve shumë të përfolura në fushën fiskale. Ndërkohë që koncesioni i skanimit të konteinerëve nga privatët është anuluar tashmë, sipas kreut të Financave Shkëlqim Cani një tjetër kërkesë, e artikuluar fort nga biznesi, lehtësimi nga kostot e pullave dhe kasave fiskale po merret parasysh nga Këshilli i Ministrave.
Më parë, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka deklaruar në mbledhjen për shqyrtimin e projektbuxhetit 2015 se komuniteti i biznesit ankohet që çmimi i pullave fiskale është tepër i lartë në krahasim me rajonin dhe gjithashtu kostoja për blerjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale. Braçe vijoi më tej, duke deklaruar se vetëm një shumë e vogël nga këto koncesione shkon në buxhet, ndërkohë që mbush xhepat e disa të preferuarve të qeverisë së mëparshme.
Ai i kërkoi ministrit Cani analizën dhe ballafaqimin me secilën prej këtyre kontratave, me fokus heqjen nga kurrizi i biznesit të asaj barre, që këto kontrata koncesionare i kanë hedhur mbi kurriz biznesit. “Qytetarët dhe bizneset vijojnë të paguajnë koston e koncesioneve të Saliut”, u shpreh ai. Në përgjigje, Cani tha se është në rend të ditës marrja e masave ligjore për anulimin edhe të koncesioneve në fjalë.
/Shqiptarja.com