Ministria e Çështjeve Vendore është një ministri e quajtur ndryshe “pa portofol”.

Si ministri shteti, së bashku me atë të marrëdhënieve me parlamentit dhe të inovacionit, këto dikastere kanë stafin më të kufizuar në aparatin qeverisës, e rrjedhimisht edhe fondet më të ulta. Duket se organigama i ka kushtëzuar edhe festat ministrit Bledi Çuçi.

Në fakt nuk dihet nëse kjo është arsye buxhetore, çështje shijesh apo modestie, por ministri Çuçi ka zgjedhur të celebrojë mbylljen e një viti intensiv pune të përqendruar kryesisht me reformën territoriale, ndryshe nga të gjithë kolegët e tjerë.

Jo festa të mëdha, të zhurmshme apo në restorante të kushtueshme. Ai është parë, siç duket dhe në këto foto që sjell “Shqiptarja.com” në një prej pub-eve më të preferuara të momentit, duke shijuar bashkë me stafin e tij të vogël, nga një gotë në fundjavë.

[gallery]20304[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)