TIRANE - Seanca e djeshme u përfshi edhe në akuza personale mes ministrit të Brendshmë Falmur Noka dhe deputetes së PS, Ermonela Felajt,kur po diskutohej ratifikimi i kontratës për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike.
Ai e akuzoi deputeten e PS se ka liruar kriminelë, ndërkohë që burrin e saj e kanë marrë peng për shkak të detyrës që ka bërë. Këto kanë sjellë reagimin e deputeteit Taulant Balla, i cili e ka quajtur ministrin si të paaftë për postin dhe turpin e kësaj qeverie.
Por nuk munguan as batuat mes kryeparlamentares dhe deputetëve të PS, të cilët i vunë në dukje asaj pozat e shumta që i zë revistët që publikohet nga Kuvendi.
REPLIKATFelaj: Janë një tufë njerëzish që i çoni sa nga Kuvendi e në institucione të tjera. Këto janë konflikte interesi që po bëni sa nga KLD e sa nga
KQZ.
Noka: Kursej zonjën po jo atë që tha zonja. Ti nuk mund të flasësh për konflikte interesi sepse gjithë Berati ta ka bërë gazetë, ta ka shpërndarë në gjithë Beratin, ti ke punuar prokurore, burri polic gjyqësor. Ta kanë marrë peng dikur atë nga disa ish kryetarë bashkish. Sqaroje te i kujt lokal i bëje pazaret. Pronari i lokalit a është kriminel dhe e ke liruara ti dhe pse të është marrë burri peng? Ky është morali moj vajzë. Kur qyetetarët të nxjerrin gazetë e të bëjnë batuta nuk do dilje të flisje këtu.
Topalli: Po pse ç`punë tjetër ka ministri i Brendshëm, mos me ju kap burrat peng moj shegë.
Balla-Jozefinës: Ti Jozefinë ke pasur probleme me pengmarrjen vetë.
Noka: Ti je zoraxhi rrugësh.
Balla: Të të vij turp mo. Ti merru me familjen tënde, burrec.
Braçe-Tpallit: O shpirti lere të flasë atë moj.
Topalli: Kujdes, të tërheq vemendjen. Atë përdore ku të duash. Këtu ka fjalor tjetër.
Braçe: Pse moj dhe “shpirti’ fyerje është.
Lutaj: Zotërinj u ka hyrë vetja në qejf. Për ta konfirmuar këtë po ju them. Kam një revistë që publikon Kuvendi, ka 47 fletë, në 38 faqe është vetëm kryetaja e Kuvendit. Meqë kryetaren e kemi shkodrane, ajo e di mirë se çdo të thotë të hyjë vetja në qejf.
Topalli: Do të nxjerrim ty në kopertinë një herë, zgjidh numrin kur e do, ke për ta shndërritur.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44