Gjermania lobon për Shqipërinë për negociatat, ministri holandez: Duam rezultate konkrete

Gjermania lobon për Shqipërinë për negociatat, ministri holandez: Duam rezultate konkrete

Ministri i Shtetit për Europën në Gjermani, Michael Roth dhe ai holandez Blok

Holanda dhe Franca janë dy vendet që do të vulosin fatin e negociatave për Shqipërinë nëse do të hapen ose jo në datë 28 qershor. Pak ditë më parë parlamenti holandez votoi kundër, ndërsa sot nga Luksemburgu ministri i Jashtëm Blok u shpreh se progresi nga Shqipëria nuk ka qenë i mjaftueshëm, ndërsa kërkoi rezultate konkrete në luftën kundër korruptionit.

Dy vendet kanë bërë progres por jo mjaftueshëm, duhen rezultate konkrete mbi korrupsionin. E rëndësishme është që të dy vendet kanë treguar këmbëngulje në luftën kundër korrupsionit por duhet të shohim më shumë. Shtyhen në  dhjetor? Nuk e di, ne duhet të shikojmë progres të mjaftueshëm. Në një anë ne mbështesim progresin që kanë bërë por nuk mund të injorojmë faktin që duhet të shohim rezultate konkrete

Ministri i Jashtëm holandez

Ndërsa ministri i Shtetit për Europën në Gjermani, Michael Roth jo vetëm që ka rikonfirmuar dritën jeshile, por ftoi edhe Holandën e Francën që t’i bashkohen Gjermanisë në mbështetjen për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Stabiliteti, paqja dhe demokracia luajnë një rol thelbësor për të gjithë ne në BE . Ja pse unë vlerësoj shumë përpjekjet që të dyja vendet kanë ndërmarrë për të forcuar sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit. Gjermania është gati, qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën e tyre drejt BE. Ne jemi gati të dërgojmë dritën jeshile dhe do të inkurajoja miqtë tanë, Francën Holandën që të na bashkohen. Mbetem optimist se do ta bëjnë këtë

Michael Roth

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 27/06/2018 03:59

    Ike more shtet gey kjo hollanda kurvat

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/06/2018 14:35

    Këta kanë më shumë korrupsion se Shqipëria por e kanë të rafinuar, të “padukshëm”. Ndërsa korrupsioni në Shqipëri është rrugëve, ashiqare fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital