
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, vlerëson se Ukraina mund të detyrohet të bëjë “koncesione të dhimbshme” në procesin për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë. “Kjo do të jetë pa dyshim një procedurë jashtëzakonisht e vështirë për Ukrainën, e cila mund të përfundojë me një referendum”, deklaroi Wadephul për Neue Osnabrücker Zeitung. Sipas tij, qytetarët ukrainas do të duhet të vendosin nëse do të pranojnë apo jo kushtet për t’i dhënë fund luftës, duke iu referuar kërkesës ruse për koncesione të gjera territoriale.
“Detyra e diplomacisë është të hartojë kompromise që palët në konflikt mund t’i pranojnë. Në fund të fundit, kjo do të nënkuptojë gjithmonë koncesione të dhimbshme”, theksoi ministri. Në të njëjtën kohë, Wadephul nënvizoi se, falë përpjekjeve ndërkombëtare diplomatike, mundësia për një armëpushim “nuk ka qenë kurrë më e madhe” se tani. “Një parakusht vendimtar do të jetë që Ukraina të marrë garanci se nuk do të mbetet e pambrojtur ndaj një agresioni të ri rus”, shtoi ai, duke kujtuar se Shtetet e Bashkuara luajnë një rol kyç në këtë drejtim.
Lajmi kryesor:
Putin: Nëse Evropa do luftë, ne jemi gati! Përfundoi pas më shumë se 5 orësh takimi me Witkoff dhe Kushner! Të dy do të takojnë Zelenskyn









