TIRANË, 20 Nentor/ATSH/-Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka pritur sot Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Gjermanisë, Michael Roth.
Gjosha tha se mbështetja e Gjermanisë është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.  Nga ana e tij ministri gjerman i shtetit për Çështjet Evropiane Michael Roth garantoi se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në reforma dhe se për integrimin duhet bashkëpunim i maxhorancës me opozitën. "Për integrimin në BE duhet rol konstruktiv nga palët. Duhet bashkëpunim qeveri-opozitë", deklaroi Roth.
Ministri gjerman i  Shtetit për Çështjet Evropiane, po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë ndërsa të premten në mëngjes, ai do të pritet nga Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati.
Pas takimit rreth orës 10:15, dy Ministrat do të japin një deklaratë për shtyp, e cila do të ndiqet menjëherë nga seminari me temë "25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit", në të cilin do të ligjërojnë, në hapje, Ministrat Bushati dhe Roth./a.gegvataj/