Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Muzeun Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Romë si partner strategjik.
Memorandumi u nënshkrua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë.
Ky bashkëpunim i rëndësishëm do të shoqërojë procesin e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë vitin e ardhshëm, duke forcuar misionin e saj kulturor dhe ndërkombëtar.
MAXXI do të jetë një partner strategjik, që do të kontribuojë në modernizimin institucional dhe menaxherial, në formimin e profesionistëve të muzeve, si dhe në zhvillimin e programeve të përbashkëta kulturore dhe kërkimore.
Ky projekt trevjeçar (2025–2028), është pjesë e vizionit të përbashkët për ta kthyer kulturën në urën më të fortë të dialogut, zhvillimit dhe miqësisë shqiptaro-italiane.
Lajmi kryesor:
Marrëveshjet Itali-Shqipëri/ Nga prodhimi i anijeve ushtarake, municioneve, mbrojta kibernetike, e deri tek shëndetësia dhe ekonomia











