Ministri grek: Athina zyrtare mund
të kthejë pensionet e minoriteteve

Ministri grek: Athina zyrtare mund<br />të kthejë pensionet e minoriteteve
Greqia pritet që të rikthejë pensionet e hequra para dy vitesh për minoritetin grek që jeton në Shqipëri.

Sipas të dhënave, bëhet e ditur se rikthimi i kësaj pagese do të jetë në formën e një kompensimi social, që do të jepet për të moshuarit në Greqi të cilët nuk kanë paguarsiguracione.

Sipas ministrit grek të punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Katrugalos për vitin 2016 pritet që të akordohen rreth 62 milion dollar, të cilat do të jenë në dispozicion të të moshuarve që nuk kanë shlyer sigurimet. Ai ka saktësuar se shumica e pensionistëve që do të preken nga kjo reform, janë homogjenë nga Shqipëria.

Pagesa mujore që këta pensionistë do mund të marrin nuk e kalon vlerën e 260 eurove. Për këtë ndryshim, duhet më parë që të merret miratimi i Parlamentit, i cili ka mundësi që ta votojë ose jo atë deri në fund të këtij muaji.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë