Ministri Halim Kosova: Mjeku
i familjes shtëpi më shtëpi

Ministri Halim Kosova: Mjeku<br />i familjes shtëpi më shtëpi
TIRANE - Mjekët e familjes duhet të jenë të parët për evidentimin e sëmundjeve kronike, një ka të cilat është dhe ajo e astmës. Ata duhet të ndjekin sëmundshmërinë e popullatës duke i evidentuar, pacientët kronikë derë më derë, ndërkohë që këta të fundit duhet të sensibiliozhen për të ndjekur këshillat dhe trajtimet që japin mjekët.

Kjo ka qënë deklarata e kreut të Shëndetsisë Halim Kosova i cili ishte i pranishëm në një konferencë shkencore me temë është koha të kontrolloni astmën tuaj.

Sipas Halimit mos menaxhimi si duhet i sëmundjeve kronike ka një kosto "Mjeku i familjes është zbuluesi i parë që unë e konsiderova, si puna e partive tani që për fushatë shkojnë shtëpi më shtëpi, po këtë punë duhet të bëjmë dhe për sëmundjet gjatë gjithë kohës, jo vetëm në fushata.

Vetëm njohja e familjarëve apo pacientëve me shenjat sa më të para të kësaj sëmundje, unë mendoj se është ajo që kemi ne në dorë për ti dhënë kësaj patologjie, këtij shansi famëkeqë ndihmesën më të madhe për të minimizuar problemet", tha Halim Kosova, ministër i Shëndetsisë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren