Ministri Hasani pret homologen finlandeze: Mbështetëse e Shqipërisë në rrugëtimin europian! Valtonen: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani priti sot ministren e Punëve të Jashtme e Republikës së Finlandës, Elina Valtonen. Hasani vuri në dukje se turi ballkanik i Valtonen është tregues i vëmendjes së veçantë për rajonin. Ai tha se veç dakordësisë për forcimin e bashkëpunimit, palët vlerçsuan se ka potencial të madh për forcimin e marrëdhënieve në tregti dhe investime.

Ministri Hasani u shpreh se Shqipëria ka përparuar në zbatimin e axhendës së reformave për integrimin në BE, teksa theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit për vendet e rajonit.

“Rikonfirmuam edhe një herë angazhimin për të rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë forcimin e lidhjeve ekonomike. Vlerësuam se ka ende punë thelbësore për të bërë në fusha si tregtia apo investimet dhe përfitoj nga ky rast për të ftuar kompanitë Finlandeze të investojnë në Shqipëri. Ekspertiza dhe përvoja e tyre do të ishin shumë të vlefshme për tregun shqiptar dhe homologët e tyre.

Një event i rëndësishëm që do të zhvillohet në Tiranë në tetor të këtij viti “Slush'D”, është një shembull sesi mund të promovohet biznesi midis dy vendeve dhe shpresojmë që kompanitë tona të marrin pjesë në “Slush në Helsinki në të ardhmen”, u shpreh ministri Hasani.

Ministrja Elina Valtonen theksoi se Finlanda do vijojë mbështetjen e saj ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE, teksa nënvizoi rëndësinë e përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në OSBE, kryesimin e së cilës Finlanda e merr vitin tjetër.

“OSBE-ja ka një rol të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke ndihmuar vendet në forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Nga këto reforma, natyrisht, do të përfitojnë njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe do të shërbejnë edhe si përmbushje e kushteve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Mirëpres bashkëpunimin me Shqipërinë, pasi Finlanda do të marrë kryesimin e Organizatës vitin e ardhshëm dhe dua të falënderoj gjithashtu Shqipërinë, si dhe Ministrin Hasani personalisht për angazhimin dhe punën e tij gjithëpërfshirëse për dhe në Organizatën e deritanishme. Faleminderit shumë që më pritët mua dhe ekipin tim, dhe mirëpres bashkëpunim akoma dhe më intensiv në të ardhmen”,  tha ajo.

Ministrja e Jashtme e Finlandës ka nisur një tur ballkanik, ndërsa pritet të vizitojë edhe Kosovën dhe Serbinë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja