Ministri Hoxha: Siguria në shkolla, ndër prioritetet kryesore të MB! Do zbatojmë projektin "Smart City" për të rritur sigurinë në gjithë Shqipërinë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, vlerësoi projektin e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të siguruar të gjitha shkollat me oficerë, me qëllim rendin dhe sigurinë e fëmijëve në to.

Nga takimi në shkollën "Kosova" sot, ku mori pjesë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Manastirliu, dha edhe lajmin se tani këto shkolla janë të monitoruara me kamera sigurie, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e rasteve të paligjshme.

Hoxha njoftoi edhe projektin e ri të MB, i quajtur “SmartCity”, që e cilësoi si "një nga më madhorët" dhe që parashikon sigurinë kombëtare, ku përfshihen Policia Rrugore në monitorimin e rrugëve, por edhe një sistem teknologjik i tërë (e ngjashme me "Syrin e fajkoit" apo Big Brother).

“Një sistem madhor për monitorim, kontroll, mbikëqyrje të hapësirave, qyteteve, shkolla ve dhe ambiente publike. Kjo mbikëqyrje modernizon infrastrukturën teknologjike të Policisë së Shtetit, të angazhuar për një Shqipëri të sigurt e më të mirë”, tha ai.

Ministri i Brendshëm renditi masat kryesore të ndërmarra, si rrjedhojë e nismës “Paketa e Sigurisë në Shkolla”. Gjithashtu, ministri Hoxha prezantoi dhe një nga projektet më madhorë të “Shqipërisë 2030”, në aspektin e sigurisë.

“Përmes 'Smart City' synojmë një standard të ri në monitorimin, kontrollin, mbikëqyrjen dhe analizimin e pamjeve të rrugëve, hapësirave të mëdha publike, qyteteve, përfshirë këtu edhe shkollat. Ky projekt do të modernizojë edhe më tej infrastrukturën teknologjike të Policisë së Shtetit”, theksoi ai.

Hoxha u shpreh se “Paketa e Sigurisë në Shkolla” është një nismë në vitin e dytë të zbatimit dhe konsolidimit të saj, teksa “është shtuar prania e forcave policore, me dhe pa uniformë, në zonat rreth shkollave, me qëllim kontrollin dhe parandalimin e çdo incidenti që dëmton shëndetin dhe sigurinë e nxënësve”.

“Janë instaluar kamera sigurie dhe sisteme monitorimi, në hyrje dhe në perimetrin e institucioneve shkollore, për t’u garantuar që çdo incident të parandalohet në kohë. 240 Oficerë të Sigurisë, ura lidhëse mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Arsimit, “syri dhe veshi” i policisë në shkolla”, shpjegoi ministri.

Qëllimi sipas tij, është të modernizojë edhe më tej infrastrukturën teknologjike të Policisë së Shtetit.


Lajmi kryesor:

240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Momenti kur kamerat e burgut të Peqinit kapin dronin! Droga u fsheh në kuti qumështi

VIDEOLAJM/ Momenti kur kamerat e burgut të Peqinit kapin dronin! Droga u fsheh në kuti qumështi