Ministri Hyseni: 46 kosovarë u
vranë në luftërat në Siri e Irak

Ministri Hyseni: 46 kosovarë u<br />vranë në luftërat në Siri e Irak
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka deklaruar që numri i kosovarëve të vrarë në Siri dhe Irak që nga fillimi i konfliktit është 46 persona.

Ai pas një vizite që bërë në Komunën e Prishtinës, ka thënë që numri i qytetarëve të Kosovës që janë pjesë e luftërave të huaja është shqetësues. Sipas tij Kosova renditet në mesin e vendeve me numrin më të madh të luftëtarëve në Siri e Irak për koke banori, raporton lajmi.net.

“Sipas te dhënave numri i kosovarëve pjesëmarrës në këto luftëra është 300. Ndërsa janë 46 të vdekur në këto luftëra”, ka thënë Hyseni.

Ndërsa, sipas Fatos Makolli nga Departamenti Kundër Terrorizmit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga rajoni i Prishtinës në luftërat e huaja janë të përfshirë 65 persona.

Në anën tjetër, Ahmeti ka thënë që niveli i sigurisë në Prishtinë është i kënaqshëm, derisa ka përmendur disa projekte të realizuar nga komuna që sipas tij kanë ndikuar në zvogëlimin e aksidenteve, raporton lajmi.net.

“Nga janari 2014 deri ne korrik 2015 janë vendosur kamera, është shtuar numri i policëve në trafik, janë vendosur pengesa në rrugë që”, ka thënë Ahmeti. 



Marrë nga Gazeta Ekspres

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)