Ministri i AKR-së, nuk jep dorëheqjen, kërkon të dijë arsyet e largimit

Ministri i AKR-së, nuk jep dorëheqjen, kërkon të dijë arsyet e largimit

Ministri Flamur Sefaj, i cili nuk pranon të dorëhiqet pa marrë vesh arsyet e largimit të tij

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, akoma nuk ka dhenë dorëheqje nga ky funksion pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e postit të ministrit. Sipas një burimi i afërt me ministrin Sefaj, ai është në përgatitje të një shkrese përmes së cilës do të kërkoj  të dijë arsyet e largimit të papritur nga kjo detyrë. “Sefaj me këtë shkresë do të kërkoj të dijë arsyet se përse Haradinaj ka kërkuar ta liroj nga ky post. Sefaj ende është ministër”, tha ky burim.

Edhe avokati Besnik Berisha përmes një statusi në Facebook ka kërkuar të dijë nëse Kryeministri i shkarkoi apo ua kërkoi dorëheqjen ministrit Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së Driton Gashi. Ndër të tjera avokati theksoi:

“Tash a i shkarkoi kryeministri, a veç ua kërkoi dorëheqjen ministrit të punëve të Brendshme, respektivisht drejtorit të AKI, se këto dy gjëra dallojnë… Çka nëse këta që pranuan kërkesën për lirim nga detyra, përgjigjen se “Faleminderit por nuk jemi të interesuar. Kryeministër, nëse e ke nda mendjen për ta shkarkuar ministrin, nxjerr vendim për lirim nga detyra, e nuk i kërkon atij lirimin”, shkruan Berisha.

Kryeministri Ramush Haradinaj paraditen e sotme ka kërkuar që  ministri Flamur Sefaj të largohet nga kjo detyrë. “Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj”, ka deklaruar Kryeministri Haradinaj.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur