Ministri i Brendshëm, takim me zyrtarë britanik: Ngremë skuadra të përbashkëta hetimore

Ministri i Brendshëm, takim me zyrtarë britanik: Ngremë skuadra të përbashkëta hetimore

Ervin Hoxha dhe Tony Buswell

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në një takim kreun britanik të Komandës për Sigurinë Kufitare për Ballkanin Perëndimor, Tony Buswell, me të cilin zhvilloi një bisedë, të cilën e vlerësoi si mjaft të frytshme dhe me interes për të palët. 

Përfaqësuesi i autoritetit britanik shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nicholas Abbott.

Komanda e Sigurisë Kufitare është Njësi e krijuar së fundmi në Ministrinë e Brendshme në Angli, me detyrë sigurimin e kufijve përmes kontrollit të emigracionit ilegal dhe doganave.

Ministri Hoxha ka kërkuar që të zgjerojnë hapësirat e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të ndryshme, përmes ngritjes së skuadrave të përbashkëta.

“Bazuar mbi protokollet e nënshkruara mes dy palëve, theksova se kemi dhe jemi në kërkim të hapësirave të tjera për të zgjeruar bashkëpunimin përmes skuadrave hetimore të përbashkëta,” u shpreh Ministri, në një postim në rrjete sociale.

Bashkëpunimi i derisotëm me autoritetet britanike është mjaft efikas dhe vlerësohet si një histori suksesi.

“Bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe britanike për parandalimin e migracionit të paligjshëm po rezulton shumë pozitiv, duke ulur ndjeshëm hyrjet ilegale të shqiptarëve në Angli. Operacioni “Marewood” është një histori suksesi, në përmirësimin e bashkëpunimit operativ ndërmjet forcave të zbatimit të ligjit.

Ky bashkëpunim është thelluar përmes funksionimit të Task Forcës së përbashkët, pjesë e së cilës është edhe Kosova, e synimi është të zgjerohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor,” shtoi Ministri Hoxha.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli