Ministri i Jashtëm suedez
Carl Bildt viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm suedez<br />Carl Bildt viziton Kosovën
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt do të vijë të martën për vizitë në Kosovë. Një ditë para se të vijë në Prishtinë, ai do të qëndrojë në Beograd. Vizita e tij në Serbi dhe Kosovë, ka për qëllim mbështetjen e shtetit suedez për çuar përpara zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
 
Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë, ka njoftuar se Bildt, sot do të udhëton për në Zagreb, ku do të marr pjesë në ceremoninë e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian.
 
Ndërsa, nesër (e hënë) nga Zagrebi, ai do të udhëtojë për vizitë në Beograd, ku do të ketë takime me presidentin serb, Tomislav Nikoliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe ministrin e Jashtëm, Ivan Mrkiç.
 
Kurse të martën do të vizitojë Kosovën dhe do të këtë një takim me kryeministrin, Hashim Thaçi, transmeton "Epoka e re".
 
Ministri i jashtëm suedez, ka thënë se, Suedia prej kohesh ka qenë një promotore e anëtarësimit të Kroacisë në BE. Ai ka thënë se anëtarësimi Kroacisë është shumë i rëndësishëm për faktin se lidh gjithë rajonin afër BE-së.
 
Bildt ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovë dhe Serbisë. “Marrëveshja e arritur në prill në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte një hap historik. Ne konsiderojmë se marrëveshja duhet të zbatohet”, ka thënë Bildt.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës