
Ministri i Jashtëm belg, Hadja Lahbib, deklaroi së fundmi se Belgjika u ishte bashkuar thirrjeve të Guterres dhe Borrell, në lidhje me evakuimin e një milion njerëzve në Gaza.
Ai tha se të dyja palët duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar duke shtuar se civilët nuk mund të përdoren si objektiva apo mburoja.
"Belgjika i bashkohet thirrjeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në lidhje me evakuimin e një milion njerëzve në Gaza. Të gjitha palët duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar. Civilët nuk mund të përdoren si objektiva apo mburoja”, shkroi në platformën X (ish-Twitter), Lahbib.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Skadon afati i evakuimeve nga veriu! Netanyahu: Lëvizja e radhës po vjen! Ushtria izraelite: Po përgatisim sulm ajror, tokësor e detar ndaj Hamasit











