Ministri i jashtëm grek në Washington për shpimet në det nga ana e Turqisë

Ministri i jashtëm grek në Washington për shpimet në det nga ana e Turqisë

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias  ka shkuar në Uashington për një takim të shkurtër me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, por me një mesazh mjaft të qartë, ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin veprime kundër Turqisë e cila ka nisur shpime në det në kërkim të fushave të mundshme me gaz dhe naftë.

Ankaraja tha se masat ndëshkuese tashmë të miratuara nga Bashkimi Evropian nuk i pengojnë ata të shpojnë në Mesdheun lindor.

Ministri grek se një nga qëllimet e tij kryesore gjatë vizitës së tij ishte të shpjegonte shkeljet nga ana e Turqisë të së drejtës ndërkombëtare kufitare.

Turqia kundërshton deklaratat e BE dhe Greqisë të cilat e kanë përcaktuar jolegjitim veprimet turke në kërkim të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor jashtë Qipros, duke e akuzuar Brukselin se nuk është në gjendje të "marrë rolin e ndërmjetësit të paanshëm" në këtë mosmarrëveshje.

Ministria e Jashtme e Ankarasë ka thënë se  “anija e shpimit Fatih  ka filluar aktivitetin e saj në perëndim të ishullit që në fillim të muajit maj” dhe ka konfirmuar se “operacionet e shpim kërkimit do të vazhdojnë edhe me një anije të dytë”

Nikosia nga ana e saj ka njoftuar për “shkelje të zonës së saj ekskluzive ekonomike”, ndërsa Ankara pretendon të operojë brenda shelfit të saj kontinental dhe të mbrojë të drejtat e komunitetit turko qipriot në veri të ishullit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen