
SHBA “duhet të kontrollojë Izraelin” nëse dëshiron të shmangë një luftë rajonale, tha sot Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian, nga Bejruti, ku ndodhet për një vizitë, duke shtuar se Irani dëshiron të garantojë sigurinë e Libanit.
“Amerika dëshiron të lejojë Izraelin të shkatërrojë Gazën dhe ky është një gabim serioz. Nëse amerikanët dëshirojnë të shmangin përhapjen e luftës në rajon, ata duhet të kontrollojnë Izraelin. Nëse krimet izraelite nuk ndalen, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, tha Abdollahian.
Ministri iranian theksoi se “siguria dhe paqja e Libanit janë të rëndësishme për ne”, në një kohë kur shqetësimet po rriten se lëvizja libaneze Hezbollah, një aleate e Iranit, mund të hapë një front të ri kundër Izraelit, raporton agjencia e lajmeve amerikane Barrons.
Deklaratat e Amir Abdullahian erdhën pasi Izraeli duket se po përgatit një operacion në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit të nisur nga Hamasi. Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja janë të shqetësuar se një front i dytë mund të hapet në Izraelin verior në kufirin me Libanin nëse Hezbollahu vendos të ndërhyjë në konflikt. Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, përfshirja e lëvizjes libaneze nga Libani jugor ka qenë e kufizuar.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Gaza, civilët nisin të largohen në masë! Ushtria izraelite nis ofensivën! Netanyahu: Ky është vetëm fillimi, do ta shkatërrojmë Hamas! Vritet gazetari i Reuters












